'Shëtitësit e mesnatës', arrestohen tre të mitur dhe një 23-vjeçar për 12 vjedhje të kryera në Tiranë (EMRAT)

'Shëtitësit e mesnatës', arrestohen tre të mitur dhe një 23-vjeçar për 12 vjedhje të kryera në Tiranë (EMRAT)

Foto ilustruese

TIRANË- Katër persona, tre prej tyre të mitur janë vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme për 12 vjedhjet e kryera dy muajt e fundit në zona të ndryshme të Tiranës.

Në operacionin  policor “Shëtitësit e mesnatës" u arrestuan Artur Marku, 23 vjeç, Klajdi Sylaj, 17 vjeç dhe dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, Alti Cala, 17 vjeç dhe Orgito Isufaj, 15 vjeç. Ata janë kapur në flagrancë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga shërbimet e Policisë të komisaritatit nr. 6 në Tiranë duke tentuar të vidhnin në një lokal.

Ata dyshohet të kenë kryer konkretisht:

-Vjedhja e një shume parash në një lokal në pronësi të shtetasit F. M., ngjarje e ndodhur më datë 31.08.2020, në Unazën e Re.

-Vjedhja e një shume parash në një furrë buke në pronësi të shtetasit M. H., ngjarje e ndodhur më datë 31.08.2020, në rrugën “Panajot Pano”.

-Tentativa për vjedhje në një dyqan të këmbimit valutor Exchange, ngjarje e ndodhur më datë 31.08.2020, në Unazën e Re.

-Tentativa për vjedhje në një market në pronësi të shtetasit G. B., ngjarje e ndodhur më datë 25.08.2020, në rrugën “Leonard Frroku”.

-Vjedhja e një shume parash në një lokal në pronësi të shtetasit Sh. Zh., ngjarje e ndodhur më datë 26.08.2020, në rrugën “Thoma Goxhaj”.

-Tentativa për vjedhje me thyerje të një agjencie udhëtimesh në pronësi të shtetases E. K., ngjarje e ndodhur më datë 29.08.2020, në rrugën “Don Bosko”.

-Tentativa për vjedhje me thyerje në një bar-kafe në administrim të shtetasit E. D., ngjarje e ndodhur më datë 29.08.2020, në rrugën “Don Bosko”.

-Vjedhja e një shume parash në një lokal në pronësi të shtetasit V. M., ngjarje e ndodhur më datë 14.08.2020, në rrugën “Frosina Plaku”.

-Vjedhja e një shume parash në një piceri në zonën e ish-fushës së aviacionit.

-Tentativa e vjedhjes të një marketi në pronësi të shtetasit M. R., ngjarje e ndodhur më datë 19.07.2020, tek “Blloku Gintash”.

-Vjedhja me thyerje e një shume parash në një market në pronësi të shtetasit E. D., ngjarje e ndodhur më datë 27.07.2020, në rrugën “Sokrat Miho”.

Gjithashtu, nga verifikimet i arrestuari K. S., ka thyer vendimin e Gjykatës, pasi ajo i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sipas policisë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë