Shëtitorja në Fier, IKMT shemb
me tritol objektin 5 katësh/VD

Shëtitorja në Fier, IKMT shemb<br />me tritol objektin 5 katësh/VD<br>
FIER - IKMT shembi një pallat pesë katësh me shpërthim të kontrolluar, duke shënuar objektin e pestë me shpërthim me lëndë plasëse.

Te ky objekt janë vendosur 5 kg lendë plasëse në 300 vrima të vendosur në trupin e tij. Aksioni në Fier për zbatimin e projektit të qendrës në Fier dhe reabilitimin e lumit Gjanica ka nisur në datën 29 janar. 

Në këtë fazë të parë që njihet si projekti i qendrës së Fierit janë shembur 24 objekte me fadroma, dhe ky është objekti i 5 që shembet me shpërthim të kontrolluar. Ndërkohe që ka filluar faza e dytë për prishjen e 14 objekteve të tjera anës lumit Gjanica.

[gallery]25644[/gallery]
(Momenti i shpërthimit të kontrolluar në ndërtesën 5 katëshe në Fier)

Sipas gazetarit të Report Tv, Kristaq Thano, pengesa e mos shembjes së gjithë objektit është kati i pare. Edhe kjo shembje e kontolluar me eksploziv ka shkaktuar dëme materiale edhe në objektet e tjera që ndodhen përreth.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar