Skandali me hartën e Kosovës në Katar, Federata Serbe e Futbollit gjobitet nga FIFA

Skandali me hartën e Kosovës në Katar, Federata Serbe e Futbollit gjobitet nga FIFA

Flamuri i shfaqur në dhomat e zhveshjes

Federata serbe e Futbollit është gjobitur me 20.000 franga nga FIFA, për shkak të shfaqjes së një flamuri me një hartë ku Kosova ishte paraqitur si pjesë e Serbisë.

Ky flamur u pa në dhomat e zhveshjes së përfaqësueses serbe gjatë ndeshjes midis Brazilit dhe Serbisë, të zhvilluar më 24 nëntor në Katar, në kuadër të Kupës së Botës.

Sipas Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), me shfaqjen e këtij flamuri, ku ishte përfshirë harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “S’ka dorëzim”, Serbia ka shkelur dy nene të Kodit Disiplinor të saj.

FIFA kishte nisur procedurë disiplinore për këtë rast, pas një ankese të paraqitur në nëntor nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

FFK-ja e kishte cilësuar këtë veprim si akt shovinist.

“Akte të tilla shoviniste nuk kanë vend në një ngjarje sportive, e aq më pak brenda objekteve ku zhvillohet ngjarja më e madhe e futbollit botëror, prandaj FFK si anëtare e barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë të FIFA-s, kërkon nga ky institucion që të ndërmarrë masa sanksionuese ndaj veprimeve që nxisin urrejtje mes popujve dhe janë kundër vlerave njerëzore”, thuhej në njoftimin e FFK-së.

FIFA po ashtu ka hapur edhe një procedurë tjetër disiplinore ndaj Serbisë, pas një ankese të re të FFK-së.

Më 5 dhjetor, organi kryesor i futbollit në botë, tha se ka nisur procedura disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, nën dyshimet se kombëtarja serbe ka shkelur disa rregulla gjatë një ndeshjeje me kombëtaren e Zvicrës, në kuadër të Kampionatit Botëror të futbollit.

Autoritetet në Kosovë thanë në ankesën e tyre se gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, të zhvilluar më 2 dhjetor, janë dëgjuar "fyerje të rënda nga trajneri i përfaqësueses së Serbisë" në drejtim të shqiptarëve dhe janë vërejtur "veprime raciste nga tifozët serbë".

Në kombëtaren e Zvicrës luajnë lojtarë me prejardhje shqiptare, përfshirë Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin me prejardhje nga Kosova, dhe Ardon Jasharin me prejardhje nga Maqedonia e Veriut./REL

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë