U asfiksuan në ambientet e punës, disa punonjëse të fabrikës të prodhimit të kabujve në Bathore paraqiten në QSUT! Tre prej tyre probleme me frymëmarrjen

Disa punonjëse të një fabrike të prodhimit të kabujve elektrikë në Bathore të Tiranës janë paraqitur në ambientet e QSUT-së pasi kanë pasur shqetësime shëndetësore dhe kanë shfaqur shenja asfiksie.

Në QSUT po marrin ndihmën mjekësore 3 prej punonjëseve, njëra prej të cilave në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, njëra në infektiv dhe tjetra në pavionin e toksikologjisë.

Nuk përjashtohet mundësia që në orët në vijim në QSUT të paraaqiten edhe punonjëse të tjera për të marrë trajtim mjekësore pasi helmimi ka ndodhur në një hapësirë më kolektiv të madh. Dyshimi i parë është mundësia e helmimit nga ndonjë solucion ose problemet me ventilimin. Tre të shtruarat në spital kanë probleme në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Ndërkohë grupi hetimor, ka sekuestruar kamerat e fabrikës ku gratë ishin të punësuara dhe pritet të vëzhgohen pamjet për të qenë më të qartë mbi ngjarjen e ndodhur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Asfiksimi i punonjëseve brenda fabrikës së kabllove në Bathore, tre prej tyre me probleme të frymëmarrjes

1677482888_ff.PNG

Detaje të reja nga QSUT për të helmuarat në fabrikën e telit në Bathore. Sipas burimeve, në QSUT ndodhen 3 gra. Njëra është tek urgjenca e sëmundjeve të Brendshme, njëra në infektiv, dhe një në Toksikologji. Priten që në urgjencë të trajtohen edhe punonjëse të tjera pasi helmimi ka ndodhur në  një hapësirë me kolektiv të madh.

Dyshimi i parë është helmimi nga ndonjë lloj solucion, ose për shkak të problemeve me ventilimit. Tre të shtruarat kanë probleme në rruget e sipërme të frymëmarrjes.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deni: 25/05/2023 18:58

    Tregojini me emra te plote qe te felliqen fare e te denigrohen nga shoqeria…nuk meritojne asgje tjeter vecse burg e perbuzje,prandaj emrin e plote ju litem edhe te shperndahet gjithandej ne media e rrjete sociale qe ti vije turp nga vetja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë