Shfaqja e Ndrea Prendit në TV për 21 janarin/ Braçe: Reagim prej paniku se kanë frikë nga hetimet e prokurorëve të pavarur! Berisha e ka pohuar kudo si ai është urdhëruesi

Zv. kryeministri Erion Braçe ka folur me tone të ashpra për mungesën e drejtësisë për çështjen e 21 janarit. Ai tha se dihet botërisht që ish-kryeministriSli Berisha ka urdhëruar vrasjen e 4 protesueve, por nuk është bërë asgjë. Daljen në TV  të kreut të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi i dënuar për këtë ngjarje, tha se tregon se ato janë trembur nga mundësia e nisjes së hetimeve, pas kërkesës së Policisë.

“Fjalët për këtë ngjarje kriminale, më e rënda ndodhur në Bulevard që nga koha e fazhizmit, ashkush nuk ka guxuar që të pushkatojë qytetarë të pafajshëm, përvec qeverisë së Berishës. Është shumë vonë, 10 vite kanë qenë të mjaftueshme për të bërë drejtësi me urdhër dhënësit, organizatorët të atij reagimi jo propocional dhe pushkatuesve. Janë 2-3 syresh që kanë pushkatuar njerëz dhe për fat të mirë apo keq nuk kanë dalë para drejtësisë, por për fat të mirë sepse dosja nuk është mbyllur dhe duhet kërkuar drejtësi për secilin prej tyre.

Së pari për urdhër dhënësit, sepse askush nuk ka qëlluar pa urdhër.  Në cdo ekran të TV, Sali Berisha ka pohuar botërisht me zë me figurë që është ai përgjegjësi i vrasjeve të 21 janarit e ka pranuar dhe nuk e di se cfarë duhet të thotë tjetër, ndryshe nga ai që ka bërë, që drejtësia të bëjë minimumin dhe ta thërrasë dhe të japë dëshminë e tij. Urdhër dhënësi ëhstë është Berisha, pas tij ministri i Brendshëm dhe komandanti i gardës së Reëpublikës, dhe të tjerë me radhë. Ka dhe 2 element të rëndësishëm, që nuk janë hetuar, e para zhdukja e provave, e të gjithë filmimeve nga kamerat e kryeministrisë dhe brenda kryeministrisë që të çojnë të urdhri, autorët e tyre nuk janë ende para drejtësisë dhe e dyta është refuzimi i zbatimit të urdhër- arresteve të prokurorisë nga ana e policisë së kohës ku përgjegjësia është maksimale, atë ditë ka rënë Republika. Nëse Republika mori një goditje shumë të madhe kur qeveria vrau 4 veta në mes të Bulevardit 4 njerëz të pafajshëm në mes të Bulevardit jo brenda Kryeministrisë, Republika ra në momentin kur prokupori nxorri mandat arrestet dhe Policia me në krye të Berishën refuzoi t’i kryente, ngjarje e pandodhur në 30 vite demokraci, nuk kanë marrë ende as gjykimin  e as ndëshkimin e duhur.

Veprimi i Policisë së Shtetit për hetime shtesë për vrasjen e Aleks Nikës dhe të plagosurve pa autor të 6 pesonave  që i di Policia, se janë edhe një dyzinë të tjerë që shkuan u kuruan vetë provtisht në spitale dhe nuk kanë lënë asnjë gjurmë këtu dhe jashtë Shqipërisë, të plagosur me plumba, jo me shkopin duhen hetuar dhe kërkesa e Policisisë për të hetuar këtë vrasje, këto plagose dhe më tutje për të hetuar dhe urdhër dhënësit dhe ato që fshehën provat dhe që nuk zbatuar urdhërarrestet e Prokurorisë, i ka vënë në lëvizje i ka trembur. Shfaqja e djeshme në Tv Klan aty ku 10 vite me parë u tentua që shqiptarët të gënjeheshin me ato pamje të montuara që synonin t’u thonin e vrasjet dhe pushkatimet e Sali Berishës që vrasjet i kishin bërë protestues, shfaqja e ish-komandatit të Republikës, Ndrea Prendit, një i dënuar, një kriminel, është dënuar për vrasje nga pakujdesia. Hapja e ekranit për një të dënuar ndodh vetëm kur do të rrëfejë për krimin që ka bërë, kurrë në botë nuk i jepet mundësia që të thotë se Prokuroria nuk ka hetuar dhe unë nuk kam bërë asnjë vrasje. Është provuar shkencërisht nga FBI-ja se Faik Myrta nuk është vrarë pa dashje, e ka marrë plumbin në gjoks nga arma e Ndrea Prendit, nuk mundet që ta marrë plumbin në gjoks, që ky të ketë qëlluar në ajër dhe ta marrë plumbin në gjok. Nëse pretendon që Prokuroria nuk ka kryer asnjë hetim, të hapet hetimi me dëshminë e Ndrea Prendit. Të merret nën përgjegjësi Ndrea Prendi dhe t’i thotë Prokurorisë se cila është e vërteta që nuk qënka hetuar, dhe t’i shkohet deri në fund se unë nuk besoj që Ndea Prendi ka vrarë pa dashje, ai ka vrarë me dashje dhe mban përgjegjësi jo vetëm për shkehjen e armës së tij, por edhe të të tjerëve që u morën jetën 4 protestuesve dhe kanë plagosur mbi 20 të tjerë. Është reagim në kushte paniku për atë që mund të ndodh nga prokurorë që sot janë të lirë, nuk kërcënohen, nuk shantazhohen, dhe nuk ndikohen nga urdhrat e tyre, por të asnjë njeriu.

Frika nga rihapjes hetimeve dhe çuarja përpara vrasësit të Aleks Nikës dhe të gjithë ngjarjes, i bën të reagojnë në këtë mënyrë, sic reaguan dje në TV, dhe sic unë e pres të vazhdojnë të reagojnë publikishy, e hodhën hapin e parë, të hedhin dhe të dytin dhe të tretin me qëllim që prokurorët të merren me secilin prej tyre nga Berisha që mezi pres të thotë që  “i bëra unë vrasjet” të dalë ta thotë, ai mendon se ka bërë drejtësi, të dalë ta thotë. Ka refuzuar që të bëjë dëshmi për ngjarjen, në cilin vend të botës kryeministri vret, e pohon dhe vijon që të qëndrojë në pushtet dhe kryetari i partisë së tij thotë ai të kandidojë ku të dojë, kuptoni me ca morali do ndeshemi 90 ditë më pas, shikoni fytyrën e Ndrea Prendit në Tv dëgjoni Berishën dhe Bashën dhe pastaj shkoni votoni në 25 prill”, tha Braçe.


Lajmi kryesor:

Dalja e Ndrea Prendit në TV për 21 janarin/ Braçe: Janë të trembur nga hetimet e prokurorëve të pavarur! Berisha e ka pohuar kudo se ai është urdhëruesi


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg