Shfaqja ‘Kreditorët’ tek ArTurbina, aktori: Tek ne gruaja ende përdoret si mjet pune

Shfaqja “Kreditorët” me regji të Luli Hoxhës ngjitet këtë fundjavë në skenën e ArTurbinës. Vepra e shkruar nga August Strinberg në 90 minuta trajton marrëdhënien bashkëshortore. Marrëdhënia erotike edhe ngarkesat emocionale të një gruaje, Teklës (Luli Hoxha) bëjnë që shfaqja të jetë aktuale edhe sot, kur kanë kaluar 130 vite nga koha që është shkruar. 

E gjendur mes dy meshkujsh do të thotë që të jesh e llastuar, por në rastin e personazhit nuk ndodh kështu. Është një personazh që shpërthen në kërkimin e lirive të veta. Duam apo s’duam ne mendojmë se kemi arritur barazinë, por akoma jemi shumë larg”, Luli Hoxha, regjisore.

Tekla është një grua që vendos që të ketë lirinë e mendimit, veprimit edhe të fjalës së saj. Kjo gjë nuk pëlqehet nga dy meshkujt, bashkëshorti dhe ish-bashkëshorti, që vijnë nën lojën e Helidon Finos dhe Laert Fasilit. Ata duan ta mbajnë në tutelën e tyre.

“Vepra trajton marrëdhënien në çift edhe më shumë se kaq. Autori e prek thellësisht këtë problematik, që do të thotë marrje edhe dhënie. Nëse kjo marrëdhënie është e ndershme edhe e sinqertë, pastaj në vazhdimësi krijohet edhe probleme të caktuara. Nëse kjo marrëdhënie në çift është e shëndosh, trashëgohet edhe tek fëmijët,” - tha aktori, Helidon Fino.

Aktori Laert Vasili u shpreh se: Më tërhoqi vepra pasi mbarova përkthimin, problematika që shtjellon Strinberg, që ndodh 130 vite më parë, por shumë aktuale për Shqipërinë e ditëve të sotme. Edhe gjatë festave kemi pasur dhunë ndaj grave, që kanë qenë ndonjëherë fatale. Kjo është aktuale sot, prandaj e sollëm në skenë. Moslënia e fjalës së lirë të femrës, kur ne e dimë shumë mirë se pa gruan nuk do të kishte vazhdimësi jeta, duhet që të largohemi nga mendësia, se gruaja përdoret thjesht si një mjet pune, sidomos në zona rurale të Shqipërisë. Unë besoj se në 20 vite jashtë Shqipërisë kam arritur deri atje që të kem një lloj respekti, adhurimi ndaj asaj që quhet femër.

Shfaqja ngjitet këtë fundjavë (25-26-27 janar) në skenën e ArTurbinës, por do të udhëtojë edhe në teatrot e rretheve, në Korçë, Elbasan dhe në Vlorë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin

Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin