Mesazhet e artistëve nga vetëkarantinimi: Nga 'Dua më shumë Shqipërinë', tek vepra në murtajë e Shekspirit (VIDEO)

Beteja me Virusin Korona vazhdon në të gjithë botën. Artistët të gjendur këto ditë me familjen e tyre brenda dyerve të shtëpisë sjellin për “ReporTV” mesazhe optimiste, për më shumë shpresë, paqe edhe kurajë. 

Robert Aliaj Dragot së bashku me vajzën e tij, Gala, japin një mesazh përmes këngës fortë të dashur, “Dua më shumë Shqipërinë” .

Aktori Laert Vasili u bën apel shqiptarëve që të kenë më shumë kujdes për familjarët edhe të moshuarit.

Shkrimtarja Anilda Ibrahimi përmes romanit “Për kë bien kambanat” të Ernest Heminguejit, sjell mesazhin e saj nga shtëpia në Itali.

Sopranoja shqiptare Shpresa Beka përmes një arie operistike shprehet optimiste bën apel për më shumë kujdes për familjarët. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:48
Eneida Tarifa rrënqeth me "Ma zgjat dorën", performon nga shtëpia këngën me të cilën rrëmbeu zemrat e publikut

Në një kohë kur korona virus i ka ndarë njerëzit fizikisht, rrjetet sociale po i afrojnë ato duke i bërë që nëpërmjet videove të ndryshme të përjetojnë emocione të forta. 

Emocione të tilla na ka ofruar edhe Eneida Tarifa, e cila nëpërmjet një video, së bashku me instrumentistë të ndryshëm, ka risjellë për publikun këngën "Ma zgjat dorën", një këngë me mesazhe goditëse. 

Video është publikuar edhe nga artistë të tjerë në profilet e tyre në instagram, si aktori i humorit Julian Deda, i cili i ka përgëzuar këngëtaren dhe instrumentistët për gjetjen. Në këto ditë të veshtira, muzika duket se është shoqëruese shumë e mirë e njerëzve. 

Ora 20:40
Ditët e izolimit të vështira për Bes Kallakun, Ajka nuk po i ndahet as kur...

Për Bes Kallakun ditët e izolimit janë të vështira. Por ndryshe nga të tjerët, aktori i humorit tregon nëpërmjet një video në rrjetet sociale se është vajza e tij ajo që nuk po i 'shqitet' edhe kur ai luan. Me humor Besi thotë se ka mësuar shumë nga lojërat e Ajkës. 

"Dita e 7-të e karantinës, jemi mirë. Ka një javë që ka kaluar" shprehet me humor ai. 

Ora 12:53
Sopranoja Shpresa Beka: Do t’ja dalim! (VIDEO)

Sopranoja Shpresa Beka përmes një videomesazhi nga shtëpia bën apel për të gjithë shqiptarët që tregohen të kujdesshëm, për vete edhe familjet e tyre në këto ditë. 

Ora 12:53
Gjimnazistja nga Tirana: Qenka 'funny' të mësosh edhe nga shtëpia (VIDEO)

Në një kohë kur ministria e Arsimit ka vendosur pezullimin e mësimit, si masë kundër përhapjes së koronavirus, nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme nuk janë shkëputur nga procesi i mësimit, sic tregon për emisionin "Rreze Dielli" gjimnazistja Kamila Hoxhalli. 

Ajo thotë se nëpërmjet grupeve të krijuara në rrjetet sociale, mësuesit shpjegojnë mësimin, dërgojnë video të ndryshme sqaruese si dhe japin detyrat e shtëpisë. 

Ndërkohë ajo ka edhe një mesazh për të gjithë moshatarët e saj, që kohën në shtëpi ta shfrytëzojnë jo vetëm për të mësuar, por edhe për të zgjeruar më tej njohuritë e tyre. 

 

Ora 12:47
Anilda Ibrahimi: Për kë bien këmbanat, ajo që do ndodh nesër, varet nga ajo që bëjmë sot (VIDEO)

Shkrimtarja Anilda Ibrahimi ka zgjedhur që mesazhin e saj për “ReportTV” në këto ditë që mbarë bota gjendet në kaos për shkak të COVID-19 e sjell nga shtëpia e saj në Itali. Ajo ka zgjedhur përmes romanit “Për kë bien këmbanat” të Ernest Heminguejit të paralelizojë realitetin e këtyre ditëve, ku të gjithë njerëzit janë të njëjtë përballë Virusit Korona.

Ora 12:46
Laert Vasili video-selfie nga shtëpia: Shekspiri në kohën e murtajës shkroi 'Mbretin Lir' (VIDEO)

Edhe aktori Laert Vasili i është bashkuar iniciativës së artistëve brenda edhe jashtë vendit, ku përmes një videomesazhi nga shtëpia për “ReportTV” u bën apel shqiptarëve që këto ditë të kenë më shumë kujdes për të moshuarit.

Ora 12:45
'Dua më shumë Shqipërinë', paqe dhe kurajë nga Robert Aliaj dhe vajza e tij, Gala (VIDEO)

Robert Aliaj Dragot dhe vajza e tij, Gala sjellin për të gjithë telespektatorët tanë një mesazh edhe një duet për më shumë kurajë në këto ditë të vështira që po kalon mbarë bota.

Ora 12:45
Ja nën shoqërinë e kujt po i kalon ditët e izolimit Orgesa Zaimi (VIDEO)

Këngëtarja Orgesa Zaimi është një nga artistet që i është bashkuar nismës së shumë artistëve të tjerë për të përcjellë mesazhe sensibilizimi për të ndjekur disa keshilla që ju mbajnë larg prekjes nga Covid-19, një virus që po merr jetë njerëzish në mbarë botën. 

Ditët e saj në izolim Orgesa po i kalon me fëmijët e saj dhe duket se po e shijon këtë gjë, pasi shpesh puna dhe angazhimet e kufizojnë kohën e qëndrimit me fëmijët në shtëpi. 

Ora 12:37
Balerina tregon momentet e vetëizolimit: Qenka e vështirë, sapo isha mësuar me...(VIDEO)

Për balerinën Isida Mollaymeri nuk kanë qenë aspak të thjeshta këto ditë izolimi. Ajo tregon në një lidhje për emisionin "Rreze Dielli" se nuk e ka patur të thjeshtë të prishte rutinën e saj në një kohë kur po mësohej me teatrin e ri të Operas dhe Baletit. 

Ajo thotë se vazhdon provat e baletit në shtëpi, edhe pse dy shfaqje janë anuluar. 

Ora 12:19
"Ju na ndihmoni duke respektuar rregullat, ne ju shërbejmë me vetëmohim, pedagogu i njohur mesazh gjithë shqiptarëve: Bëjeni së pari për veten...(VIDEO)

Në krye të betejës me virusin që po merr jetë në të gjithë botën, janë padyshim mjekët. Krahas punës së palodhshme që po bëjnë në qendrat shëndetësore, ata po përpiqen të sensibilizojnë njerëzit se kjo luftë është e përbashkët dhe se vetë ndërgjegjësimi i tyre do të bënte që kjo betejë të fitohej.

Nëpërmjet një videomesazhi drejtuar shikuesve të rmisionit “Rreze Dielli" në Report Tv,  Prof Ass Enton Bollano( kirurg.Petagog i Katedres se Kirurgjise Speciale.Klinika nr 3.QSUT) ka thënë se duhet të zbatojmë me rigorozitet të gjitha masat e dhëna nga ministria e Shëndetësisë, së pari për familjet tona, e së dyti për gjithë shoqerinë.

“Këshilla ime është një dhe vetëm një. Zbatoni këshillat e ministrisë së Shëndetësisë për këto momente jo të zakonshme. Këtë bejeni për vete. Për fëmijët tanë dhe për ne. Higjiene dhe vetëm higjienë. Ju na ndihmoni duke respektuar rregullat, ne ju shërbejmë me vetëmohim" shprehet kirurgu dhe pedagogu i njohur.

Ora 11:12
E vetë-karantinuar, por e buzëqeshur! Valbona Selimllari: Koronavirusi është fakt, çdo gabim i yni...(VIDEO)

Edhe Valbona Selimllari i është bashkuar nismës së ndërmarrë nga shumë artistë për të bërë video, ku sensibilizojnë njerëzit për rrezikun që kanoset nga Covid-19, nëse nuk ndjekin me përpikmëri masat e parashikuara nga autoritetet shtetërore.

Edhe pse në vetë-karantinim, Selimllari shfaqet e buzëqeshur dhe plot optimizëm se bashkë mund t'ja dalim.

Në video mesazhin e publikuar për ndjekësit, ajo është shprehur se bashkë do ia dalim, nën sloganin “Kujdes po, frikë jo!, duke rikujtuar se çdo gabim i bërë, do të ishte në dëm të shëndetit tonë, prindërve dhe të dashurve tanë.

Ora 10:54
Një 'princeshë' e izoluar e kohërave moderne! Elia thirrje: E kemi ne në dorë, të shmangim një dramë kombëtare (VIDEO)

Në një kohë kur autoritetet po bëjnë gjithçka për të marrë masat e nevojshme për të parandaluar perhapjen masive të koronavirus në Shqipëri, edhe artistët po luajnë një rol të rëndësishëm për të sensibilizuar njerëzit që duke ndjekur këshillat do të jenë më pak të rrezikuar për tu prekur nga Covid-19.

E mbyllur pranë nje biblioteke gjigande, me imazhin e një princeshe përrallash edhe Elia Zaharia ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë: E kemi ne në dorë që kjo të mos kthehet në një dramë kombëtare.

Ajo bën thirrje që të ndiqni rregullat në dukje të thjeshta, por shpëtimtare në një situatë të tillë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve