Shfaqja “Dasma e Gjakut” e Frederiko Garcia Lorkës me regji të Irina Kuberskajas ka mbyllur me sukses festivalin "Butrinti 2000" këtë fundjavë në qytetin e Sarandës. Alfred Bualoti, drejtori i festivalit vlerësoi kontributin e kësaj trupe të njohur edhe në skenat botërore.
Bualoti vlerësoi edhe kritikët e dramaturgët që kanë mbështetur vazhdimisht festivalin.
Është i 14-ti vit që qyteti antik i Butrintit pret Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit “BUTRINT 2000''. Nata e parë nisi me dramën shqipe, “Made in Albania” me autor Stefan Çapalikun dhe regjisor Altin Bashën. Në natën e dytë Butrinti ushtoi nga Orkestra muzikore e Shoqërisë Filarmonike të Korfuzit, drejtuar nga dirigjenti Alkis Baltas, personalitet muzikor botëror.
Në natën e tretë të festivalit u ngjit në skenë trupa e kompanisë dans teatër, me regji e koreografi të Gjergj Prevazit. Vijimësia e festivalit të Butrintit ishte vënë në pikëpyetje për shkak të fondeve, por ai arriti së paku të mbahej në 4 ditë, falë një fondi modest nga Ministria e Kulturës dhe mbështjes së madhe nga Bashkia e Sarandës. Koreografi Prevazi në natën finale premtoi se do të jetë një nga mbështetësit që Butrinti 2000 të zgjerohet me më shumë shfaqje.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO