Shfaqja “Liqeni i Mjellmave”/ Balkanista i kushton shkrim: Impresione të rralla, mjeshtëri dhe hijeshi

Shfaqja “Liqeni i Mjellmave”/ Balkanista i kushton shkrim: Impresione të rralla, mjeshtëri dhe hijeshi

Shfaqja Liqeni i Mjellmave

Disa ditë pas vënies në skenë në ‘Pallatin e Kongreseve’, të shfaqjes 'Liqeni i Mjellmave', portali i njohur për udhëtimet, stilin e jetës dhe artin “TheBalkanista.com” i ka kushtuar një shkrim.

Shqiptarja.com sjell në shqip shkrimin e plotë.

Balkanista takon dy balerinët më të mirë shqiptarë

Para një jave, pata kënaqësinë të shoh një nga baletet më të famshëm të gjithë mjeshtërisë dramatike dhe emocionale të Çajkovsit ‘Liqeni i Mjelmave’. Me një koreografi të realizuar nga Eneda Hoxha dhe Gert Vaso, me një kompozim të Dian Tchobanov që udhëhiqte pjesën muzikale, e cila u vu në skenë nga balerinët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. 

Baleti ishte hipnotik, në të njëjtën mënyrë siç mund të jetë një riprodhim i “Liqenit të Mjelmave”. Por puna e këtij viti, pati një ndryshim jo vetëm në stilin dhe hijeshinë e balerinëve, të injektuar me një stil bashkëkohor.  Duket sikur skena ishte vendosur në kohë në Amerikën e viteve 1940-1950. 

Roli i Odettës luhej nga balerina e parë e trupës Adela Muçollari, ndërsa balerini Fatjon Lito ishte në rolin e Seigfried. 

Disa ditë më vonë unë pata fatin të takohem me dy protagonistët e shfaqjes, Adela Muçollarin që luajti odetën dhe Fatjon Liton në rolin e Seigfried, ku i pyeta më shumë rreth karrierës së tyre në botën e baletit. Adela ka filluar të kërcejë që në moshën 4 vjeçare, kur edhe ka hyrë në shkollën e baletit. E ëma e futi në kurs kërcimi, me ëndrrën se ajo do të bëhej balerinë. 
Në moshën 10-vjeçare, ajo u transferua në Shkollën Kombëtare të Baletit, ku ajo intensifikoi stërvitjen dhe e ndriçoi teknikën e saj. Ajo punon me metodën Vaganova, një teknikë baleti që u zhvillua nga valltarja dhe pedagogia ruse Agrippina Vaganova (1879-1951). Metoda bashkon disa elemente të stilit tradicional francez nga epoka romantike, me atletizmin dhe virtuozitetin e teknikës italiane Ceçhetti. 

Kjo është një formë jashtëzakonisht atletike dhe teknike e vallëzimit që fokusohet në lëvizjen e çdo pjese të trupit në mënyrë të barabartë. Vaganova, besonte se  kjo teknikë vallëzimi rrit ndërgjegjen mbi trupin e një personi dhe për këtë arsye krijon një harmoni lëvizjeje si dhe një gamë më të madhe shprehëse.
 

Ajo stërvitet për 6 deri në 8 orë në ditë, 6 ditë në javë .

Për të qenë balerinë, duhet të kesh një pasion për atë që bën dhe përkushtim - nuk mund të kesh një ditë pushimi për të shkuar e për të parë miqtë, nuk mund të ndalosh dhe pastaj të fillosh përsëri - duhet të vazhdosh çdo ditë për të qenë  më të mirët . 

Adela Muçollari, balerinë

Një shfaqje si “Liqeni i Mjellmave” kërkon rreth dy muaj kohë për t’u përgatitur, dhe gjatë kësaj kohe trajnimi intensifikohet.

Trajnimi teknik, ushtrimi i koreografisë, stërvitja dhe provimet janë konstante.

Adela i përmbahet një diete të rreptë dhe nuk i lejohet të pijë cigare. Kjo e ndihmon atë të fokusohet në palestër dhe të vazhdojë me orarin stërmundues që kërkohet prej saj.

Adela ka qenë balerina e parë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit për rreth katër vite, ndërkohë që pas kësaj kohe është e qartë të shikosh sesi ajo ka arritur të mbajë titullin për kaq shumë kohë.

Ajo drejton shkollën e saj të baletit ku mëson të rinjtë se si të ndjekin gjurmët e saj. Isha shumë e interesuar të flisja me partnerin e saj në vallëzim, Fatjonin. Pas një vit jetesë në Shqipëri, doja të dija se si një djalë si Fatjoni mund të përfundojë shkollën për balet, në një shoqëri patriarkale si në Shqipëri.

Më tregoi se ka nisur  të vallëzojë në moshën 10-vjeçare, si një ëndërr e nënës së tij. Kur Fatjoni nisi të marrë leksionet e para të kërcimit, e kuptoi se duhet ta vazhdonte këtë rrugë. Në një rrugëtim të ngjashëm me Adelën, ai ndoqi studimet në Shkollën Kombëtare të Baletit dhe më pas në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit ku mban pozicionin e valltarit.

Ai pranon se ai nuk është aq i rreptë me veten sa Adela. Fatjoni thotë se pavarësisht faktit se baleti, nuk lidhet me burrat në Shqipëri, ai e merr respektin që meriton. Njerëzit kuptojnë kohën që kërkohet për të përsosur aftësinë e dikujt për të kërcyer. Megjithatë, ai flet për mungesën e kërcimtarëve meshkuj.

Shumica e djemve të rinj, duan të luajnë futboll. Për t'i bërë ata të vijnë të bëjnë balet në vend të futbollit dhe kjo nuk është një gjë e lehtë. Ndoshta ka talente që ne ende s’i kemi gjetur sepse ata po luajnë futboll dhe nuk kërcejnë. 

Fatjon Liti, balerin

Kjo më bëri të pyes veten nëse “pishina” e balerinëve shqiptarë do të thahet për shkak të mentalitetit se baleti është "vetëm për vajzat" . Brengosem nga ideja se ata që kanë një talent të veçantë, mund të heqin dorë për shkak të frikës së paragjykimit. Një vështrim nga Fatjoni dhe mënyra se si ai vallëzon, është padyshim një nga arsyet pse një karrierë si kjo s’mund të hidhet poshtë.

Baleti është një art, një disiplinë, një formë atletizmi, dhe ishte  e mrekullueshme të shihje valltarë të talentuar që luajtën në kryeveprën e Çajkovskit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit