Shfaqja “Motër e vëlla”, regjisori: Të luash për fëmijët është më e vështirë, ti nxjerrin “të palarat” menjëherë

Të luash përpara një publiku të vogël në moshë, është shumë më e vështirë se sa për të rriturit. Dhe me këtë sfidë përballen të gjithë aktorët dhe regjisorët që sjellin shfaqje teatrale për fëmijë, pasi gjykimi i vogëlushëve është gjithmonë më i sinqertë. Këtë e ka pohuar vetë regjisori i ri Xhuliano Brisku i cili këtë fundjavë sjell premierën “Motër e vëlla” që do të çelë dhe sezonin artistik të Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Brisku i cili ka përshtatur edhe tekstin e shfaqjes tregoi se si reagojnë fëmijët kur aktorët bëjnë gabime në skenë.

Mendimi im është që po e njëjta logjikë si për shfaqjet për të rritur, si për shfaqjet për fëmijë, thjesht është forma e ndryshme. Është forma më e thelluar për shfaqjet për të rritur dhe më e thjeshtëzuar, apo naive për fëmijët. Ne luajmë po njëlloj si në shfaqje për të rritur, madje kur bëjmë gabime, fëmijët ngrihen në këmbë dhe thonë “iiiiiii”, domethënë ta nxjerrin të palarën në moment. Të rriturit e mbajnë përbrenda, kurse fëmijët e tregojnë gabimin.

Xhuliano Brisku, regjisor

E ftuar në studion e “Rreze Dielli” ishte dhe aktorja Dajana Nenaj e cila shpjegoi se fëmijët nuk e pranojnë ti trajtosh si të vegjël.

Sekreti që kemi zbuluar nga eksperienca jonë në shfaqjet e tjera, është që fëmijët nuk duhet ti trajtosh si të vegjël, duhet ti bindësh me argumenta, të flasësh me fakte, por edhe të bësh edhe paralelizma. Sigurisht që është publik naiv por jo dhe aq, pra ne mundohemi ti trajtojmë si të rritur me elementët që përdorim nëpër shfaqje.

Dajana Nenaj, aktore

Shfaqja “Motër e vlla” e cila ka premierën këtë të shtunë në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli ka si fabul aventurën e dy fëmijëve të vegjël, Xhonit dhe Xhoanës të cilët janë rrëmbyer nga Morgana, një magjistare që ka për qëllimin të bëhet mbretëresha e Nolanit.  Kjo e fundit helmon çdo frut të pyllit, pas arratisjes së vogëlushëve dhe Xhon përfundon të shndërrohet në një kaproll. E gjithë shfaqja ka si mesazh sakrificën e motrës për të vëllain dhe anasjelltas.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare