Shfaqja 'Pak Pakt' për plagën e emigrimit, Met Xhelili: Dyzimi im mes rolit e dhimbjes së prindit, tranzicioni i gjatë i ka lodhur njerëzit

Me një lojë fine, elastik e dinak siç e do roli, interpretimi  i Met Xhelilit në skenën e Teatrit Eksperimental, nuk kërkon asnjë pakt për t’u duartrokitur.  Figurat referuese, për personazhin e avokatit në komedinë e zezë të Ledjan Gjeçit, siç pohon, nuk është vështirë t’i hasësh përreth. Kështu, të gjendur mes borxhesh, e të privuar nga mundësitë, dy të rinj pranojnë propozimin e tij: T’i shpëtojnë burgut, e të largohen nga vendi duke u shtirur si homoseksual.

Emigracioni, është një temë prekëse ndaj së cilës, aktori siç rrëfen, përjeton emocione të thella, ndonëse publiku në skenë shikon vetëm personazhin.

“Janë të dyja brenda meje, dhimbja e prindit që I përjeton përditë këto drama të mëdha që po përjeton shoqëria jonë, si dhe aktori. Ndjesitë përzihen. I përjetoj mesazhet shumë thellë, pavarësisht se përcillen në një gjuhë groteske”

Është i lumtur që në dramën e përzgjedhur si më e mira për 2021-shin, luan një pjesë që i flet realitetit shqiptar, e pret më shumë vëmendje për dramaturgjinë shqipe.

“Akoma nuk ka një përkujdesje të veçantë nga institucionet përkatëse, që në fund ta kapërcejmë këtë ngërçin, nëse kemi apo nuk kemi dramaturgji shqiptare . Duhet të vijë kjo pikë që ta përmirësojmë ta çojmë më përpara, por mendoj se nuk ka përkujdesje të mjaftueshme”

Korrupsioni, papunësia, rrengu i guximshëm i emigracionit e pamundësia për t’u trajtuar si njeri, janë disa nga linjat e subjektit, që sipas Xhelilit, vihen në funksion të një qëllimi të vetëm: shqiptarëve në ikje.

“Unë mendoj që gjërat në Shqipëri janë duke ardhur gjithmonë edhe me keq. Tërë historia e tranzicionit është një histori shumë e trazuar, por këto vitet e fundit të tranzicionit i kanë lodhur shumë njerëzit që të përpiqen  të shohin dritë në fund të tunelit”

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë