Shfaqja 'Vallja e pinguinëve' në Teatrin e Kukullave (VIDEO)

Shfaqja “Vallja e pinguinëve” me regji të Klaudia Hilës u ngjitë këtë fundjavë në Teatrin e Kukullave. Kjo vepër e shkruar nga Vangjel Kozma ka në qendër një fabul sa të thjeshtë aq edhe domethënëse për fëmijët edhe të rriturit, se: “Nuk kemi nevojë për të marrë gjëra nga të tjerët, për të qenë të bukur. Për këtë në jetë duhet që të përdorim pjesën tonë më të mirë edhe prej kësaj do të jemi shumë të vlefshëm”.  Klaudia Hila edhe pse çdo ditë pranë fëmijëve, ajo rikthehet pas 8 vitesh mungesë, si regjisore me shfaqjen “Vallja e pinguinëve” në Teatrin e Kukullave.

 “Rikthimi pas tetë vitesh për mua është shumë i rëndësishëm, sepse edhe pse kam punuar më fëmijët, ju riktheva dashurisë sime të parë, dashurisë për kukullën. Këtë lloj magjie e ndejmë jo vetëm ne regjisorët, por edhe ata që punojnë me kukullën”, shprehet regjisorja Klaudia Hila.  

Ndërsa, bashkëpunimin me skenaristin e quan shumë frytdhënës, sepse teksti i tij përcjell tek fëmijët, një mesazh shumë sensibilizues.

“Bashkëpunova me Vangjel Kozamin, sepse kishim nevojë që t’u themi fëmijëve, se e bukura duhet gjendur brenda nesh. Mjafton që të ndërtojmë një shpirt të bukur edhe atë e kemi brenda. Pinguinët, janë kaq figura të bukura, saqë mendoj se secili prej nesh, sapo i shikon dashurohen me to. E ku më bukur se në Teatrin e Kukullave mund të kërcejnë, këndojnë edhe lëvizin pinguinët”, thotë regjisorja.

Shfaqja “Vallja e Pinguinëve” do të vazhdojë që të shfaqet në skenën e Teatrit të Kukullave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton