Mes muzikës, festës dhe emocioneve të bukura, tre mëngjese të magjishme në 'Rreze Dielli' (VIDEO)

“Rreze Dielli” do t’i ngrohë dhe do t'i bëjë më të bukura mëngjeset tuaja festive. Më 31 dhjetor deri në 2 janar do të jemi bashkë me të ftuar special të cilët do t’ju argëtojnë e do t’ju mbajnë të mbërthyer pranë ekranit të Report Tv.

Vitin e ri do ta presim me Irini Qirjakon, Klaudia Hilën, Genc Fugën, Nora Malaj dhe Gazmend Ujkashin mes muzikës, festës dhe emocioneve të bukura.

Një vizitë në qytetin e serenatave, Lefteri dhe Sonja 88-vjeçarët korçarë hapin dyert e shtëpisë së tyre për “Rreze Dielli”. Festat bëhen më të bukura në shtëpinë  e Zamira Kitës.

Një bisedë e ngrohtë me aktorin Koço Qëndro dhe një xhiro në fordin 57-vjeçar të Zhani Ziçishtit.

Këngëtarja Lazarela Deti do t’i japë hare ditës suaj nën tingujt e magjishëm të serenatave korçare.

"Rreze Dielli" ju uron Gëzuar Festat!

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm