Shfaqje për masakrën ndaj 
hebrejve në Poloninë Lindore

Shfaqje për masakrën ndaj <br />hebrejve në Poloninë Lindore
TIRANE- Drama “Our Class” (Klasa jonë), e bazuar në një histori të vërtetë dhe rrqethëse, është ngjitur mbrëmë në Teatrin kombëtar në Tiranë. Vepera është shkruar nga dramaturgu Tadeusz Slobodzianek, i cili detajon masakrën ndaj hebrenjve në Poloninë Lindore. 

Aktorët kanë sjellë në skenë “leksionet”  e njëpasnjëshme, që tregojnë historitë pikëlluese të jetës plot me urrejtje, vdekje dhe hakmarrje të nxënësve hebrej dhe polakë të një shkolle të paraluftës në një qytet të vogël. Komuniteti i nxënësve përçahet dhe në të njëjtën kohë lidhen së bashku nga kujtimi i së keqes.

“Klasa jonë” e cila tashmë është vënë në skenë në Poloni, Kanada, Amerikë, Spanjë, Itali, Çeki, Japoni, Brazil, Danimark, Suedi dhe Hungari, është shfaqur mbrëmë në Teatrin Kombëtar si një shenjë falënderimi për shqiptarët që shpëtuan hebrejt gjatë Holokaustit. Kjo shfaqje vjen në saj të bashkëpunimit dhe mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Punëve të jashtëme, Ambasadës së Izraelit dhe ambasadave amerikane dhe hungareze. Në konferencën për shtyp që u dha dje para shfaqjes mësojmë se trupa teatrore e Izraelit vjen si pjesë e një turi ballkanik në Tiranë. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës