Në Tiranë do të mbahet për herë të parë Festivali ndërkombëtar i vallëzimit. Ky event organizohet nga koreografi i njohur shqiptaro-francez, Angjelin Prelocaj, i cili premton edhe një shfaqje falas për publikun e kryeqytetit.
***
Koreografi i njohur shqiptaro-francez, Angjelin Prelocaj rikthehet sërish me një tjetër festival në Tiranë. Festivali i parë Ndërkombëtar i Vallëzimit organizohet nga kompania e Prelocajt dhe do të mbahet nga datat 9 deri më 25 tetor.
“Këtë vit krahas disa shfaqjeve më emocionuese të Evropës, në teatrin e Operas, teatrin Kombëtar, Metropol, Teatri i Kukullave dhe disa skena të tjera, festivali do të hapet për të gjithë qytetin, me një shfaqje te re për publikun, falas. Së bashku me kompaninë time do të sjellim vallëzimin pranë njerëzve duke ofruar shfaqje falas në vende të veçanta dhe të papritura në të gjithë Tiranën”, thotë Prelocaj.
Një thirrje e posaçme për të marrë pjesë në këtë event vjen edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili në rrjetet sociale e konsideron si festë të vallëzimit modern që do të mbahet në 10 hapësira të ndryshme publike në kryeqytet.
“Me ftesën e vetë yllit botëror të koreografisë, shqiptaro-francezit Angjelin Preljocaj, për të marrë pjesë në një festë të vërtetë të vallëzimit modern, në 10 hapësira publike surprizë të kryeqytetit, nga 9 – 25 tetor, ju uroj të diel të qetë”.
Nga ana tjetër, koreografi ka falënderuar Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bashkinë e Tiranës dhe Bashkimin Europian që kanë kontribuuar për këtë iniciativë.
/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Janar, 11:12
Çfarë prisni nga Viti i Ri 2026?
-
Shëndet
77.4%
-
Mirëqenie
15.6%
-
Punë
7%
Vota total: 371
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama ndan pamjet: Nisin punimet në Llixhat e Bënjës, kushte të reja për vizitorët
3 Janar, 11:34
-
Tabaku: Reforma për kthimin dhe kompensimin e pronave, një dështim i qeverisë socialiste
3 Janar, 10:17
-
SPECIALE/ Nga arrestimi i Erion Veliajt në zyrë te hetimi i Belinda Ballukut! SPAK prek nivelet e larta, përplasja me politikën gjatë vitit 2025 (VIDEO)
2 Janar, 18:14
-
Lura e aksesueshme përmes rrugës së re turistike, Rama: Vijon puna për segmentin Lurë-Rrëshen
2 Janar, 13:02
-
SPECIALE/ Viti 2025, hapja e bisedimeve me BE për të gjithë grupkapitujt! Shqipëria mori 100 mln eurot e para! 47 liderët europianë në Tiranë
1 Janar, 20:37
-
SPECIALE/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025! 11 maji 'kryefjalë', PS triumfoi me 83 mandate, Berisha shuan zërat kundër tij
1 Janar, 13:56
-
Bebet e para për 2026-ën janë vajza! Dy vogëlushet erdhën në jetë me Vitin e Ri
1 Janar, 00:28
-
Adriatik Lapaj shtron darkën e Vitit të Ri poshtë kryeministrisë: Në orën 12:00 ju pres në shesh
31 Dhjetor 2025, 23:28
-
Viti i Ri 2026, Rama urim për shqiptarët: Të metat dhe mëkatet tona nuk e zvogëlojnë dot progresin! Vendin drejt BE nuk e çuan alienët, por PS (VIDEO)
31 Dhjetor 2025, 19:48
-
Mero Baze: Viti i përplasjes së drejtësisë me pushtetin
30 Dhjetor 2025, 22:36
-
Konferenca e fundvitit e Ramës, avokati Ngjela për Report Tv: Kryeministri është i frikësuar nga SPAK, në fokus qeveritarët
30 Dhjetor 2025, 18:37
-
Dollia e fundvitit me Partinë Socialiste, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!
30 Dhjetor 2025, 18:07
Po ajo ish drejtoresha që abuzoi me postin që firmoste gjoja nën presion u dënua gjë..?!
Përgjigju