‘Shfryhet’ administrata e Bashkisë Shkodër, 101 punonjës largohen nga puna! Beci: Merrnin rrogë pa punuar! Rithemelimi: Të motivuara politikisht

‘Shfryhet’ administrata e Bashkisë Shkodër, 101 punonjës largohen nga puna! Beci: Merrnin rrogë pa punuar! Rithemelimi: Të motivuara politikisht

Bashkia e Shkodrës

Këtë të hënë ka marrë formë struktura e re e Bashkisë Shkodër, e miratuar në këshillin bashkiak me 29 Dhjetor të vitit të kaluar. Struktura e cila mori vetëm votat e shumicës në Këshillin e Bashkisë së Shkodrës, ka marrë formën e saj nga kjo e hënë.

Sipas burimeve pranë bashkisë Shkodër, bëhet me dije se janë 101 punonjës të larguar nga puna. Këto largime ishte vetë kryebashkiaku Benet Beci që i paralajmëroi pasditen e së dielës në një postim në rrjetet sociale ku shkroi se largimet nga puna janë bërë pas një kriteri të performacës së punonjësve që është bërë nga drejtorët respektivë të këtyre institucioneve.

Ai ndër të tjera deklaroi se “Struktura e bashkisë, veçanërisht në institucionet e varësisë, kishte shumë pozicione të dubluara dhe specialistë që vetëm kishin emrin në borderotë e rrogave, por nuk ofronin asnjë shërbim për banorët e Shkodrës.

Sigurisht nuk është e lehtë të shkurtosh vende pune. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Por nuk mund të vazhdohet më të paguhen me rrogë njerëz që nuk japin asnjë kontribut në zhvillimin e bashkisë sonë. Qytetarët e Shkodrës nuk e kanë luksin të mbajnë me taksa nga të ardhurat e tyre të fituara me punë e sakrifica asnjë punonjës të tepërt në organikën e bashkisë. “ – shkroi Beci në rrjetin social facebook më 4 shkurt. 

Në bazë të projekt vendimit të miratuar në Këshillin e Bashkisë së Shkodrës, janë 101 punonjës që largohen nga puna pas ristrukturimit që i është bërë drejtorive të bashkisë së Shkodrës.

Në lidhje më këtë situatë ka reaguar edhe deputetja e Rithemelimit, Greta Bardeli, e cila në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së kryesisë së degës së Rithemelimit Shkodër, deklaroi se është në mbështetje të punonjësve të cilëve i është mohuar dinjiteti, ndërkohë që shtoi se mosbindja civile nis në Shkodër…

“Largimet nga puna janë të papranueshme. Shkarkimet të motivuara politikisht nga ushtari i kryeministrit të korrupsionit kriminal të inceneratorëve. Vendimi i Becit do të çohet në gjykatë dhe prokurori, si një shkelje e hapur e ligjit dhe e drejtave të njeriut.

PD është në krah të atyre që janë ndëshkuar politikisht. Nga sot, mosbindja civile do të nis në Shkodër.

Shkodra nuk do të pranojë nëpërkëmbjen. Ftojmë qytetarët në protestën e solidaritetit ndaj qytetarëve të hedhur në rrugë kundër hajdutërisë dhe korrupsionit”, tha Bardeli dje (6 shkurt)

Një pjesë e punonjësve të larguar nga puna të cilët janë njoftuar të hënën, i janë drejtuar gjatë së martës dhe të mërkurës bashkisë Shkodër ku kërkojnë motivacionit të ndërprerjes së marrëdhënieve financiare të cilat hyjnë në fuqi në datën 1 Mars të këtij viti.

Mësohet se punonjësit e larguar nga puna janë kryesisht sanitare, roje dhe specialistë në drejtoritë e ristrukturuara të Bashkisë së Shkodrës.

 

 

 

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 09/02/2024 00:57

    Pak ka heq! Vetëm tek zyra e gjendjes civile janë 20 gra që rrinë kot, se certifikata shkarkohet nga ealbania

    Përgjigju
  • Ardi nga Kavaja i zëvendësuar nga militantët.: 07/02/2024 15:38

    Gjynaf kanë ngrënë 30 vite buk qyl pa punu!Po të njejtin fat ka dhe Bashkia Kavajës që shkarkoj 140 puntorë socialist,dhe i zëvendësoj me militantë,por Bashkia Shkodër me militantë si në Kavajë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja