Rekrutonte vajza për prostitucion virtual, prangat tutores në Tiranë

Është arrestuar në Tiranë grupi i pestë që merrej me prostitucion virtual. Në pranga ka rënë Bruna. S, administratorja e një studio “Chat Linë” dhe që dyshohet edhe organizatorja e këtij grupi. 

Gjithashtu është arrestuar edhe një 27-vjeçare A.K si dhe është proceduar një 40-vjeçare me akuzën e “Prostitucionit”. Operacioni i Policisë ”Chat Line 5” ka zbuluar edhe apartamentin që ndodhej në rrugën “Reshit Petrela”, i cili përdorej për prostitucion virtual. Report TV mëson se ky grup prej 6 muajsh ushtronte aktivitetin e jashtëligjshëm. Grupi kishte hapur një faqe online ku klientët që komunikonin live më vajzat paguanin nga 50-200 euro ora. 

Vajzave u kërkohej të mbanin sa më gjatë kilentët në komunikim. Rekurtimi i vajzave është bërë nëpërmjet publikimeve “online” ose në gazeta ku ofrohej punë kundrejt pagesës më shumë se 1 mijë euro. 

Në momentin që bënin intervistën për punë vajzave u thuhej se do kryenin prostitucion virtual dhe pagesa e lartë, bindte një pjesë të tyre. Vajzat që rekrutoheshin dhe punonin aty ishin të moshës 18-40 vjeç. Brenda apartamentit ku ushtrohej prostitucion virtual u gjetën 2 kompjuterë dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit. 

Më parë janë zbuluar edhe 4 baza të tjera të prostitucionit virtual në Tiranë. Por në një kohë që Policia arreston këto grupe prostitucioni, pjesa më e madhe e tyre nuk dënohen. Kjo për faktin se Kodi Penal i republikës së Shqipërisë, nuk parashikon në asnjë nen prostitucionin virtual. Gjykatat shpesh dënojnë organizatorët e këtyre rrjeteve, por jo vajzat që ushtrojnë prostitucion virtual.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni "Chat Line 5"

Arrestohen 2 shtetase dhe procedohet penalisht një tjetër për veprën penale "Shfrytëzimi i Prostitucionit", "Mbajtja e lokaleve për prostitucion" dhe "Prostitucioni".

Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua me sukses operacioni “Chat Line 5”, ku u arrestuan në flagrancë shtetaset: 

• B.S., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e një studioje “Chat Line" për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit" dhe " Mbajtja e lokaleve për prostitucion", parashikuar nga neni 114/2 dhe 115 i Kodit Penal.

• A.K., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Prostitucion".

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale "Prostitucioni" shtetasja:

• M.A., 40 vjeçe.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja B. S., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual nëpërmjet internetit, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën "Reshit Petrela".

Gjatë kontrollit në këtë apartament u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 

• 2 kompjuterë dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” të parashikuara nga nenet 114/2 dhe 115 të Kodit Penal për shtetasen B.S., dhe për veprën penale "Prostitucioni" parashikuar në nenin 113 për shtetaset A.K., dhe M.A.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025