Shfrytëzonte bashkëjetuesen e mitur dhe një tjetër për prostitucion dhe drogë, pranga 28-vjeçarit në Tiranë

Shfrytëzonte bashkëjetuesen e mitur dhe një tjetër për prostitucion dhe drogë, pranga 28-vjeçarit në Tiranë

Një 28-vjeçar është arrestuar për shfrytëzim prostitucioni dhe lëndë narkotike në Tiranë. Ai shfrytëzonte bashkëjetuesen e tij 17-vjeçare dhe një vajzë tjetër 18-vjeçare për prostitucion në Sarandë, Tiranë dhe Korçë, ndërsa ai i përdorte edhe për të shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

Arrestimi i tij ndodhi gjatë operacionit të koduar "Klientët", pas informacioneve të marra nga policia në rrugë operative se vajzat e reja shfrytëzoheshin për prostitucion.

Pas vëzhgimeve policia dokumentoi provat dhe arrestoi 28-vjeçarin Majkëll Mara, i cili shfrytëzonte për prostitucion një shtetase 18-vjeçare, të cilën e përdorte edhe për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, si  dhe një shtetase 17-vjeçare me të cilën bashkëjetonte në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet dhe dy telefona.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur’’, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI