Shfrytëzonte dy fëmijët e mitur për të lypur në rrugë, nën hetim nëna 46-vjeçare në Tiranë

Shfrytëzonte dy fëmijët e mitur për të lypur në rrugë, nën hetim nëna 46-vjeçare në Tiranë

Foto ilustruese

Shfrytëzimi i të miturve për të lypur në rrugë është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues, pasi raste të shumta po evidentohen ditë pas dite. Së fundmi në Tiranë është konstatuar një tjetër rast, ku për pasojë është vënë nën hetim një nënë 46-vjeçare.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave që Bashkia Tiranë ka ndërmarrë për parandalimin e rasteve të fëmijëve, të cilët shfrytëzohen për të lypur në rrugë, uniformat blu kanë vijuar kontrollet në zona të ndryshme të Tiranës dhe kanë evidentuar një rast të këtij fenomeni.

Në bulevardin "Nënë Tereza", një nënë së bashku me dy fëmijët e saj të mitur kishin dalë për të lupur në rrugë.

Për pasojë është vënën nën hetim nëna 46-vjeçare me iniciale V.K.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 (Policia) dhe Alo 116-111 (Linja e Këshillimit për Fëmijët).

Gjithashtu apelon për të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes