Shfrytëzuan për prostitucion një të mitur, dy të ndaluar dhe një kërkim. Procedohet pronarja e lokalit

Shfrytëzuan për prostitucion një të mitur, dy të ndaluar dhe një kërkim. Procedohet pronarja e lokalit

Policia e Korçës ka ndaluar dy persona, lidhur me një denoncim në media, pasi kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase të mitur.

Blutë e Korçës bëjnë me dije se është ndaluar  Dh. K, 53 vjeç dhe L.D, 33 vjeç, kanë shpallur në kërkim shtetasin R.T, 19 vjeç, ndërsa është proceduar penalisht shtetasja K.K, 41 vjeçe.

Sipas policisë, personat në fjalë në bashkëpunim mes tyre, kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase të mitur, në lokalin e 41-vjeçares.

Lidhur me ngjarjen, policia e Korçës bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja