Një dyqan në lagjen "Xhevdet Nepravishta" në Lushnje është vjedhur në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar.
Autorët kanë shfrytëzuar mungesën e energjisë elektrike prej mesnatës deri në 5 të mëngjesit për të hyrë në dyqanin në pronësi të një personi me inicialet R.K.
Sipas raportimeve nga terreni, autorët, ende të paidentifikuar nga policia, kanë marrë rreth 20 aparate celularë.
Komento