“Kosova ka qenë dhe mbetet vend shembullor për respektimin e ligjit nacional dhe ndërkombëtar, e kemi dëshmuar në kohë të OKB-së, në Hagë, e tash edhe të EULEX-it. Edhe një gjykatë është ngarkesë për Kosovën dhe një planin e jashtëm e dëmton imzhin e vendit”, tha Ramush Haradinaj, raporton lajmi.net.
I pyetur se a rrezikohen raportet me ndërkombëtarët, duke parë deklarata e ambsadorëve të huaj, Haradinaj tha se qeveria i zbaton vetëm vendimet e Parlamentit. “Ato procese gjyqësore duhet të zhvillohen në Kosovë e jo në Speciale. Prandaj as nuk e kemi votuar këtë gjykatë. Tani dallim i vetëm është se jam kryetar qeverie dhe pikëpamjet politike nuk ndryshojnë”, tha lideri i AAK-së.
“Obligimet e qeverisë i marrim nga Parlamenti. Nëse ai vendos ndryshe ne i zbatojmë, repsektojmë vendimin e të zgjedhurve të popullit”, ka thënë Ramush Haradinaj. “Vendimet e parlamentit janë urdhër për neve”, përfundoi shefi i qeverisë.
Ndryshe dje dështoi dy herë mbledhja e kryesisë së Kuvendit për caktimin e seancës së jashtëzakonshme, në mungesë të kuorumit. LDK dhe VV janë shprehur se nuk do të përkrahin veprimet individuale të deptuetëve.










