Shfuqizimi i dispozitave për Komisionet Hetimore, Bardhi: Mazhoranca e ka bërë rregull shkeljen e Kushtetutës! Është asgjësuar institucioni i Presidentit
Kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi
Gjykata Kushtetuese shfuqëzoi dje (9 korrik) disa dispozita në Ligjin për Komisionin Hetimor.
Lidhur me këtë vendim të GJK, ka reaguar kreu i grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, i cili me një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se dispozitat ishin kundërshtuar nga opozita që në fillim, ndërsa shtoi se në Shqipëri është asgjësuar institucioni i Presidentit të Republikës.
“Mazhoranca socialiste e ka bërë tashmë rregull shkeljen e Kushtetutës dhe tentativën për ti mbyllur çdo hapësirë opozitës. Ky vendim i djeshëm i Gjykatës Kushtetutese na provoi edhe atë që prej kohësh kemi thënë me zë të lartë: Në Shqipëri është asgjësuar institucioni i Presidentit të Republikës. Në kulmin e një krize parlamentare, Presidenti i Republikës u ftua të luante rolin e tij kushtetutës, të mos shpallte një ligj antikushtetutes dhe antidemokratik, që synonte të asgjesonte opozitën, duke i dhënë kështu shansin palëve politike të gjenin një zgjidhje për krizën parlamentare dhe jo të thellonin këtë krizë me veprime antikushtetuese të mazhorancës. Por Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në vend që ti qëndronte besnik betimit për të respektuar Kushtetutën, zgjodhi ti qëndronte besnik betimit për të shërbyer si një ushtar i Edi Ramës. Fatmirësishëm, edhe në këtë rast, keqpërdorimi i Presidentit të Republikës, ishte i përkohshëm dhe pa asnjë vlerë”, tha ai.
Bardhi bënë me dije edhe konstatimet nga ana e Gjyktës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese, konstatoi: Njëzëri, papajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 4 të ligjit nr. 106/2023, që lidhet me nismën për krijimin e komisionit hetimor. Me shumicë votash, papajtueshmërinë me Kushtetutën të përmbajtjes së nenit 7 të ligjit nr. 106/2023, që parashikon vendimin e ndërmjetëm për marrjen e provave. Me shumicë votash, papajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 9 të ligjit nr. 106/2023, që lidhen, përkatësisht, me marrjen e lejes nga prokuroria dhe gjykata për pyetjen e dëshmitarëve, si dhe me të drejtën e dëshmitarit për të refuzuar të dëshmojë. Me shumicë votash, interpretimin pajtues të nenit 6, pika 3, shkronjat “c” dhe “d”, të ligjit nr. 106/2023, në lidhje me marrjen e provave pa pjesëmarrjen e publikut, pasi konstatoi se kjo dispozitë jep disa rezultate në varësi të metodave të interpretimit, ndaj Gjykata përzgjodhi atë rezultat që është i pajtueshëm me normat kushtetuese”, shkruan ai.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7444
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Studio Live'/ Vendimi i GJK për Berishën, Haklaj: E quajti arrestimin të ligjshëm, unanim 8-0! Meta humbi burrërinë, kërkoi pasaportën! Faik Basha: Është më i frymëzuar se kurrë
22 Nëntor, 18:01
-
Ylli Pata: Pse shpërtheu bomba në PD pas vendimit të Kushtetueses
22 Nëntor, 17:58
-
Pse priti deri në fund Berisha, çfarë shpresonte?
22 Nëntor, 13:08
-
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi ankimin, Berisha e sulmon: Trupë puçiste, vendimi pjesë e grushtit të shtetit! Njofton 26 nëntorin si protestën e radhës
22 Nëntor, 13:01
-
Dosja Partizani/ Berisha 326 ditë 'burg' në shtëpi, Bardhi i del në krah, i kërkon GJKKO-së: Hiqni 'arrestin shtëpiak'! Kryetari i PD-së mbrojti Kushtetutën, po e pengoni për fushatën
22 Nëntor, 12:02
-
Dosja 'Partizani'/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën dhe legjitimon SPAK: 'Për detyrimin me paraqitje' nuk nevojitej autorizimi i Kuvendit! 'Ndalimi jashtë shtetit' i panevojshëm! Masa 'arrest shtëpiak' shqyrtohet në seancë tjetër (VENDIMI)
21 Nëntor, 19:10
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor, 15:36
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë, mbyllet shqyrtimi në Kushtetuese! Pritet vendimi në ditët në vijim
19 Nëntor, 13:17
-
Kuvendi debat për vrasjen e 14-vjeçarit, Zhupa: Manastirliu të dorëhiqet, ku e çuat 'Paketën e Sigurisë' në shkolla? Balla: Mos bëni politikë, na jepni votat ta miratojmë! PD 1 minutë heshtje pa PS
19 Nëntor, 07:25
-
Përplasja Kushtetuese/ Komisioni i Venecias nis misionin fakt-mbledhës për çështjen Xhaçka! 4 grupet parlamentare dëgjohen online, opinioni jepet në mes dhjetorit
18 Nëntor, 14:00
-
Avokatët që çuan në Kushtetuese Sky Ecc, kërkojnë edhe shfuqizimin e një prej dispozitave që vë në përgjim gjyqtarët dhe prokurorët! Seanca në datën 19 nëntor
13 Nëntor, 12:29
-
Buxheti 2025/ Gjykata Kushtetuese kërkon rreth 15 mln lekë më shumë! Papandile: Numri i ankimeve është rritur, kemi nevojë për punonjës
13 Nëntor, 11:10