“Nga cirk Kombëtar e quan Cirk të Tiranës, në një kohë kur cirku Kombëtar e ka marrë këtë status nga dispozita ligjore datë 18/11/2010 dhe është miratuar nga ¾ e Parlamentit. Dhe nuk ndodh kurrë që një akt nënligjor siç është VKM të prevalojë mbi dispozitat ligjore”, tha Sata.
Kryetari i Sindikatës të Artistëve të Cirkut, Julian Kazazi deklaron për Report Tv se nëse ministrja e Kulturës nuk i përgjigjet kërkesës së tyre për një takim zyrtar për zgjidhjen e këtij ngërçi, aktorët e cirkut do të gjejnë zgjidhjen në mënyra të tjera, të cilat do të jenë në përputhje me ligjin.
“Ne do të vazhdojmë që nga bojkotimi i aktivitetit tonë e deri në masa ekstreme si greva e urisë”, tha Kazazi. Komuniteti artistik i Cirkut Kombëtar është i vendosur për të mbrojtur me çdo kusht statusin Kombëtar të këtij institucioni.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO











