KINE- Rreth 40 persona kanë mbetur të vdekur në Kinë si pasojë e reshjeve të shiut, shoqëruar e dhe me breshër. Ndërkaq rreth 20 persona të tjerë raportohen të zhdukur. Sipas mediave vendase më shumë se 350.000 persona janë prekur nga stuhitë , dhe rreth 30 000 prej tyre janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë.
Pasojat e këtyre reshjeve të shiut shoqëruar dhe me breshrin vrasës, sic cilësohet nga mediat, kanë qenë edhe bllokimi i rrugëve, shkatërrimi i mjaft banesave si dhe tokave bujqësore. Kjo situatë e pazakontë zgjati përreth një orë por pasojat kanë qënë mjaft të rënda.
Ndërkaq autoritetet e emergjencës dhe ushtrisë janë mobilizuar për tu shkuar në ndihmë banorëve të prekur nga kjo stuhi shiu dhe breshëri.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com