'Shi' dollarësh në Hong Kong, 24-vjeçari: Doja të isha si Robin Hood (VIDEO)

Rreth 25 mijë euro të prera në kartëmonedha dhjetëshe u hodhën nga maja e një pallati në lagjen Sham Shui Po, një nga lagjet më të varfra të qytetit të Hong Kongut. 

Një turmë e madhe njerëzish, me duart drejtuar nga qielli bamirës, falenderonte 24 vjeçarin Uong Çing Kit që njihet tashmë si “mjeshtër monedhash virtuale”, pasi ka një kompani që reklamon monedhat digjitale si Bitkoin. "Unë doja qe njerëzit të kuptonin më mirë çdo të thotë Bitkoin" - tha Uong në një video të postuar në internet - "Doja të isha si Robin Hood". 

Por pavarësisht qëllimeve të mira, Uong Çing Kit u arrestua nga policia për prishje të rendit publik. E njohuritë që kërkonte të përcillte mesa duket nuk kanë qenë dhe aq të vlefshme, po të kemi parasysh së këtë fundvit Bitkoin ka humbur pothuajse 80% të vlerës.

Bitkoin është një kriptovalutë dhe një sistem global pagesash, krijuar në vitin 2009 nga një shpikës anonim, i njohur me pseudonimin Satoshi Nakamoto, i cili e zhvilloi idenë e tij në internet në fund të vitit 2008. Bitkoin nuk klasifikohet si një monedhë nga ekspertët e financave, por si një medium tregtar shumë i paqëndrueshëm. Ndryshe nga shumica e monedhave tradicionale, Bitkoin nuk përdor një ent qëndror apo mekanizma të sofistikuara financiarë, vlera e tij përcaktohet vetëm nga kërkesa dhe oferta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit