Qyteti i Kukësit është ‘zgjuar’ ditën e sotme i përfshirë nga një mot i keq. Reshjet e shiut kanë zbarkuar këtë mëngjes në qytetin verilindor, duke u shoqëruar me një ulje të ndjeshme temperaturash. Gjithashtu, në zonat malore është vënë re një mjegull e dendur, duke sjellë dhe vështirësi në qarkullim.
/Shqiptarja.com
Moti i vështirë me reshje të dendura shiu ka prekur këto ditë dhe qytetet e tjera në mbarë vendin, dhe që pritet të zgjasë deri ditën e nesërme. Meteorologu Metodi Marku tha për Report Tv se temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme gjatë kësaj jave, duke arritur në 6-7 gradë celsius më pak në fundjavë.
[gallery]24692[/gallery]
d.c./shqiptarja.com

VIDEO










