Një numër i lartë aksidentesh rrugore është regjistruar gjatë muajit shtator, përkatësisht 626 raste, 10 ngjarje më shumë krahasuar me një vit më parë.
Sipas raporteve të Urgjencës Mjekësore në këto aksidente 23 qytetarë kanë ndërruar jetë. 275 ishin ngjarje me dëmtime të rënda por jo në rrezik për jetën ndërsa 164 ishin raste me rrezikshmëri të lartë për jetën.
Mjekët në Urgjencë janë pritësit e parë të personave të dëmtuar në rrugë, thonë se nga muaji në muaj vihet re një rritje e numrit të aksidenteve dhe se shifrat e regjistruara janë tregues i një situate të rëndë.
236 aksidente kanë ndodhur vetëm në Tiranë gjatë shatorit, që mban dhe vendin e pare në renditje, e më pas ndiqet nga Vlora me 78 aksidente dhe Durrësi me 51.
Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore bën thirrje për ndërgjegjësim dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.
Aksidentet sipas qarqeve:
Tiranë: 236 aksidente.
Durrës: 51 aksidente.
Berat: 46 aksidente.
Elbasan: 50 aksidente.
Fier: 38 aksidente.
Gjirokastër: 20 aksidente.
Korçë: 42 aksidente.
Kukës: 6 aksidente.
Lezhë: 29 aksidente..
Shkodër: 22 aksidente.
Vlorë: 78 aksidente.
Dibër: 8 aksidente
Vetem lufta civile kunder kokcepave e zgjidh kete pune ! Rama ka deshtuar ne menyre spektakolare ne disiplinimin e trafikut rrugor ne keto 8 vjet qeverisje! E habitshme qe nuk ja permend opozita ! Merrni armet e bjeruni kokcepave qe ecin si kafshe rruges ! I vrisni ju para se tu vrasin ata ! p.s. me prag shpie kush thote e justifikon kafshet e Shqiperise me shprehje te tipit.. aksidente ndodhin ne gjithe boten !
PërgjigjuUne them qe te ndalohet qarkullimi rrugor.