Eksperti rrugor, Fatmir Hasho i ftuar në Report Tv foli për numrin në rritje të aksidenteve në muajin prill, krahasuar me një vit më parë. Hasho thotë se për të ulet numrin e aksidenteve, një masë urgjente është heqja e patentave.
“Nëse nuk hiqet vendimi i Drejtorisë së Policisë për mos heqjen e lejes së drejtimit dhe zëvendësimi me dyfishim gjobe, do kemi prapë këtë gjendje, duhet të hiqet ky rregull. Nëse si penalizojmë me heqjen e lejes së drejtimit këta kamikazë, do vazhdojmë të kemi ngjarje të tilla”, tha Hasho.
Për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti thotë se ‘kamikazët’ duhet të penalizohen me heqjen e patentës, pasi në të kundërt gjendja e aksidenteve do të vijojë të jetë e njëjtë. Sipas Hashos, shkaqet kryesore të aksidenteve janë shpejtësia tej normave dhe parakalimet e gabuara.
“Po ti shohësh shkaqet janë tejkalim shpejtësie, parakalim i gabuar. Duhet të filloj heqja e lejes së drejtimit për ata që shkaktojnë aksidente të rendë, nuk respektojnë semaforin. Duhet të jetë masë urgjente”, u shpreh Hasho.
Në prill, numri i aksidenteve ishte 123, me rritje mbi 78% në raport me prill 2023, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave.
Si 4-mujor, në total, numri i aksidenteve ishte 500 nga 332 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
47.1%
-
Gafë
48.6%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 1957
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kukës, nënat me fëmijë të vegjël në krahë apel bashkisë: Bëni trotuaret! Rrezikojmë jetën duke ecur në rrugën e makinave
9 Nëntor 2024, 17:01
-
Eduard Zaloshnja: Megjithëse aksidentet rrugore u shtuan, vdekjet dhe plagosjet e rënda u pakësuan
29 Tetor 2024, 07:13
-
Eduard Zaloshnja: Policia, prokuroritë e gjykatat duhet të jenë në sintoni të plotë kundër krimit!
21 Gusht 2024, 10:28
-
Vendosen barrierat metalike në rrugën Zhymë-Krutje në Lushnjë, Braçe: S’do të jetë më ‘kthesa e vdekjes’
16 Gusht 2024, 18:00
-
200 raste në ditë! Alkool e drogë në timon, të rinjtë ‘mbushin’ Traumën, mjeku: S’ka kthim pas në jetën normale
11 Qershor 2024, 13:27
-
Trafiku i rënduar në fillim sezoni, ekspertët për Report Tv: Rrugët tona s'e përballojnë fluksin! Nga 15 qershori kufizohen oraret për mjetet e tonazhit të rëndë
10 Qershor 2024, 16:33
-
Kujdes në rrugë! Policia ju vëzhgon: 28 mijë gjoba u vunë këtë javë, 34 shoferë u arrestuan
25 Maj 2024, 14:02
-
Analizë: 13.6% më pak vdekje rrugore këtë 4-mujor (ose 30.5% më pak, nëse s’llogariten 10 vdekje që s’ishin realisht vdekje rrugore) (VIDEO)
1 Maj 2024, 16:13
-
Aksidentet rrugore, eksperti: Të hiqen patentat, kamikazët në rrugë po na vrasin çdo ditë
30 Mars 2024, 11:59
-
Aksidentet/ Më shumë ndodhin të premteve, më pak të martave! 45-59 vjeçarët janë shoferë problematikë
29 Mars 2024, 17:29
-
Eduard Zaloshnja: Përdorimi i rripit të sigurisë të shpëton jo vetëm kuletën, por edhe jetën!
19 Mars 2024, 15:47
-
Zaloshnja: Vazhdon ulja e ndjeshme e numrit të vdekjeve rrugore – plot 33.3% në dymujorin e parë
29 Shkurt 2024, 09:00