Shifra alarmante/ Vetëm gjatë një viti në Kosovë janë divorcuar 1 mijë çifte!
Sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2017 nga Gjykatat Themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 1 072 fleta statistikore për shkurorëzime SHK-1.
Foto ilustruese
Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2017. Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2017 nga Gjykatat Themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 1 072 fleta statistikore për shkurorëzime SHK-1.
Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2017 janë raportuar të shkurorëzuar 1.072 çifte bashkëshortore. Prej tyre, meshkuj të përkatësisë shqiptare ishin 97.5%, serbe 0.3%, turke 0.2%, boshnjake 0.6%, rome, ashkali dhe egjiptiane 0.7% dhe të tjerë 0.7%. Femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptare 84.0%, serbe 0.5%, turke 0.2%, boshnjake 0.8%, rome, ashkalike dhe egjiptiane 0.8% dhe të tjerë 13.7%.
Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti i parë me 13.4%, viti i dytë me 13.2% dhe me më pak se një vit 9.6 % e të shkurorëzuarve. Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 230 shkurorëzime, ose 21.5 %, kurse te meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 228, ose 21.3%. Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 332, ose 31.0%, kurse e meshkujve 390, ose 36.4%. Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 68.9%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 11.2 % dhe me tre fëmijë me 9.1%.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Kosovë/ Kurti lë jashtë zgjedhjeve Listën Serbe, anëtarët e Vetëvendosjes votojnë kundër, KQZ nuk certifikon pjesëmarrjen
23 Dhjetor, 15:47