Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë në histori që arrin shifrën e 500 milionë ndjekësve në një rrjet social.
Ditën e sotme futbollisti portugez kapi këtë shifër në ‘instagram’, diçka që para pak kohësh mund të ishte e paimagjinueshme. Askush nuk ka më shumë ndjekës në këtë rrjet social se 37-vjeçari me përjashtim të vetë ‘instagram’.
Kjo shifër erdhi pak ditë pasi Ronaldo ishte pjesë e një fushate reklamuese bashkë me Messi-n për kompaninë francize ‘Luis Vuitton’.
Komento