Aktorët e humorit, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku kanë treguar se cila ka qenë dhuratë më e shtrenjë që kanë bërë për partneret e tyre. Dyshja në një intervistë, janë pyetur në lidhje me jetën e tyre private dhe përgjigjet kanë qenë “shokuese". Shifrat e dhuratave e kalonin shifrën 20 mijë euro.
Olsi Bylyku tregoi se dhurata më e shtrenjtë për partneren e tij Eglin ka qenë një makinë, me vlerë 22,000 Euro.
Nga ana tjetër, Bes Kallaku nuk tregoj shifër për dhuratën që i ka bërë Xhensilës, por tha se i ka dhuruar një makinë ‘Range Rover Velar’, modeli i fundit. Sipas shifrave që publikohen në internet, ai model makine mund të kushtojë deri më 70 mijë dollarë.