Tani nuk është më në pikëpyetje, Milan mund të ndryshojë pronësinë shumë shpejt. Nëpërmjet ambasadës së Bahreinit në Britani është konfirmuar se kompania ‘Investcorp’ ka hyrë në negociata për 7 herë kampionët e Europës. Dhe kjo për një shifër të majme.
“Investcorp ka hyrë në bisedime ekskluzive për të blerë klubin italian të Serisë A ACMilan për 1.1 miliardë dollarë. Investcorp u themelua në vitin 1982, ofron një portofol investimesh të larmishme dhe vërtet globale dhe menaxhon mbi 42 miliardë dollarë asete në të gjithë globin,”- shkruan njoftimi.
Dy ditë më parë presidenti i kompanisë ‘Investcorp’ uroi Milanin për fitoren me Genoa-n, por konfirmimi i fundit ishte më domethënës.