Shifra të çmendura, Real-Barça
në fushë zbresin 1 miliard euro

Shifra të çmendura, Real-Barça<br />në fushë zbresin 1 miliard euro<br>
Kur të shtunën në drekë duke nisur nga ora 13:00 ,22 futbollistët e Real Madrid dhe Barcelonës do startojnë takimin në “Santiago Bernabeu” në fushë do të zbresin 983 milion euro ose afërsisht 1 miliard euro. Të paktën kjo është vlera e merkatos për 22 futbollitët që priten të jenë titullar në “El Clasicon” e parë të këtij sezoni në La Liga.

Duke pasur parasysh 11 titullarët e Zidane, Real Madrid zbret në fushë me futbollistë që së bashku në merkato kushtojnë 503 mln euro ndërsa katalanasit do të zbresin në fushë me 11 futbollistë që në merkato kushtojnë 480 mln euro.I marrim skuadrat dhe repartet me radhë. Tek Real Madrid portieri Keylor Navas ka një vlerë në merkato prej 18 mln euro.

Mbrojtja e përbërë nga Carvajal,Varane, Ramos dhe Marcelo kushton 163 mln euro. Në mesin e fushës madrilenët mund të aktivizojnë Isco dhe treshen Casemiro, Kross dhe Modric dhe mesi i fushës kushton 180 mln euro.Ndërsa në sulm Ronaldo vlerësohet në merkato me 100 mln dhe Benzema 60 mln pra në total njëmbëdhjetëshja e Real kushton në merkato 503 mln euro. Marrim edhe vlerën në treg të titullarëve te Barcelonës.

Ter Stegen kushton 25 mln euro ndërsa mbrojtja që pritet të përbëhet nga Sergi Roberto,Pique,Vermaelen dhe Jordi Alba kushton 100 mln.Mesi i fushës së Barcelonës kap një vlerë prej 125 mln me lojtarë si Busquets,Rakitic e Paulinho. Ndërsa treshja e sulmit me Messin ,Luis Suarez dhe Iniestën shkon në 230 mln euro.Ndërkaq i gjithë ekipi i Realit në treg kushton 743.5 mln euro ndërsa të gjithë lojtarët e Barcës vlerësohen në treg 706.5 mln euro.

Këto janë shifrat e çmendura të kësaj klasikeje.Leo Messi është makthi i stadiumit Bernabeu pasi ka shënuar plot 14 gola në fortesën e Realit. Kur luhet një Real-Barca vëmendja është e gjitha tek Ronaldo e Messi. Të dy yjet kanë shënuar këtë vit nga 53 gola ndërsa për sa i përket trofeve të fituar 2017-ta e portugezit ka qënë fantastike.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal