Shifra të frikshme në Kosovë,
mbi 25 mijë përdorues droge

Sipas një hulumtimi të realizuar nga qendra rehabilituese “Labyrinth” del se në Kosovë janë rreth 5.000 përdorues problematikë të drogës, ndërsa 20 mijë të tjerë përdorin narkotikët kohë pas kohe. Statistikat tregojnë se për 15 vjet nga përdorimi i narkotikëve kanë vdekur 85 persona, shkruan sot Gazeta "Zëri"

Viteve të fundit në Kosovë është shtuar numri i përdoruesve të substancave narkotike, ku sipas një hulumtimi të realizuar nga qendra rehabilituese “Labyrinth” del se në Kosovë janë rreth 5.000 përdorues problematikë të drogës, ndërsa 20 mijë të tjerë përdorin narkotikët kohë pas kohe.

Sa i përket rasteve penale me narkotikë, Policia e Kosovës për periudhën janar - nëntor të vitit të kaluar kishte arrestuar 1.203 persona, për dallim nga viti 2016 që të arrestuar ishin 874 persona.

Sipas statistikave të dërguara nga Policia për “Zërin” shihet se meshkujt janë përdorues më të mëdhenj të substancave narkotike sesa femrat, ndërsa marihuana është substanca e cila është konfiskuar më së shumti. Në anën tjetër, numri i madh i të rinjve që përdorin këto substanca e ka shtyrë Policinë që të zhvillojë aktivitete për ndalimin e dukurive të tilla nëpër shkolla.

Statistikat e publikuara nga organizata “Labyrinth” tregojnë se për 15 vjet kanë vdekur 85 persona nga përdorimi i substancave narkotike. Psikologët thonë se përdorimi i këtyre substancave shkakton pasoja në sjellje dhe në shëndetin e njeriut, ndërsa ekspertë kërkojnë që të formohen institucione të cilat do të merren me vetëdijesimin e gjeneratave të reja./zeri

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të varroset më 9 janar 2025

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të varroset më 9 janar 2025