Fondi Publik i Investimeve në Arabinë Saudite vijon të investojë shifra marramendëse në sport. Pas blerjes së Newcastle, të cilin po e dërgojnë në nivelet më të larta në Premier League, po nga i njëjti burim parash tashmë kërkohet blerja e një prej sporteve më popullorë në botë. Bëhet fjalë për Formula 1.
"Bloomberg" bën me dije se një shifër e çmendur prej 18 miliardë eurosh ka mbërritur në tryezën e “Liberty Media”, por është refuzuar. Arabët duket se nuk kanë si të shpenzojnë paratë, teksa deri më tani kanë shfaqur hapur dominimin në futbollin europian, ku kanë ngritur në nivele të larta skuadra si Manchester City, PSG dhe Newcastle. Mbetet për t’u parë se sa do të zgjasë rezistenca e kreut të Formula 1 pas shumë së majme.
Ndërkohë, Arabia Saudite vazhdon të investojë në një mënyrë tjetër në Formula 1. Ajo tashmë ka aksione në McLaren dhe Aston Martin, ku është aksioneri i dytë më i madh pas Lawrence Stroll. Kompania e naftës, Aramco, është një sponsor kryesor i shumë çmimeve të mëdha dhe i vetë F1.
Arabia Saudite kërkon një hapje me botën përmes sportit, teksa së fundmi afruan edhe Cristiano Ronaldon te Al Nassr, me qëllimin për të marrë organizimin e Kupës së Botës 2030 së bashku me Greqinë dhe Egjiptin.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
32.6%
Vota total: 1679
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli
23 Dhjetor, 10:51
-
Zyrtare/ FIFA: Kupa e Botës 2034 do zhvillohet në Arabinë Saudite, Botërori 2030 në tre Kontinente të ndryshme
11 Dhjetor, 16:46
-
Lufta kundër krimit dhe siguria e qytetarëve, kryepolici Proda pret ambasadorin e Arabisë Saudite: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit!
10 Dhjetor, 15:47
-
Formula 1 mbyll sezonin 2024, McLaren fiton titullin për konstruktorë! Leclerc garë monumentale, Hamilton largohet nga Mercedes
8 Dhjetor, 16:23
-
McLaren dominon provat në Abu Dhabi, Norris dhe Piastri në dy vendet e para! Çmimi për konstruktorë 'në xhep', zhgënjen Leclerc
7 Dhjetor, 16:51
-
Formula 1/ Do e ketë garën e fundit me Mercedes, Hamilton: E mbyll me nder, më pas mendja te Ferrari
4 Dhjetor, 13:11
-
Formula 1/ 'Krisen' marrëdhëniet, Verstappen sulmon Russellin: Ka humbur respektin tim
3 Dhjetor, 15:07
-
Formula 1/ Verstappen nderon titullin kampion, fiton në garën e Katarit! Ferrari lë pas McLaren
1 Dhjetor, 22:55
-
Formula 1/ Një javë më parë u shpall kampion bote, Max Verstappen fiton 'pole' në Katar! Pas tij Russell dhe Norris (VIDEO)
30 Nëntor, 22:22
-
Ferrari, Leclerc del kundër ekipit: Nga sot do fokusohem te vetja
27 Nëntor, 15:03
-
Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë
24 Nëntor, 09:10
-
Arabia Saudite përgatitet për Botërorin 2034, zbulohet projekti fitues për stadiumin e finales! Do ketë 92 mijë ulëse
20 Nëntor, 20:08