Shifra të frikshme nga aksidentet në Kosovë, 17 viktima e 3 mijë të plagosur në 3 muaj

Shifra të frikshme nga aksidentet në Kosovë, 17 viktima e 3 mijë të plagosur në 3 muaj

Foto ilustruese

Numri i aksidenteve është në rritje, përkundër shqiptimit të madh të gjobave dhe rritjes së shumës së gjobave, raporton KTV. Në periudhën janar-mars 2018, në aksident trafiku kanë vdekur 17 persona, ndërsa 2 mijë e 661 të tjerë janë lënduar.

Policia bën të ditur se tiketa të shumta janë shqiptuar për tremujorin e parë të këtij viti. Në statistikat e PK-së, thuhet se 85 mijë e 332 tiketa trafiku janë shqiptuar për periudhën janar-mars 2018.

Qytetarët thonë se vazhdimisht shohin policë në rrugë, por vetë qytetarët kanë faj, pasi, sipas tyre, për shkak të pakujdesisë, shkaktojnë aksidente në trafik. Por, qytetarë të tjerë mendojnë se çmimet e gjobave janë të larta. 30 mijë e 379 gjoba ka dhënë Policia vetëm në muajin janar.

28 mijë e 513 prej tyre janë për shumat deri në 500 euro, kurse 10 për shumën deri në 1 mijë euro, për të rritur sigurinë rrugore. Në 590 raste, drejtuesve të automjeteve u është konfiskuar leja për periudhën prej 3 muaj deri në 2 vjet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë