Vijojnë të jenë të larta shifrat e infektimeve me COVID-19, ndaj Ministria e Shëndetësisë vazhdon apelin për të mos neglizhuar vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të rritjes së lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 973 raste të reja, ndërsa ka pasur sërish dy humbje jete. Fatkeqësisht, një 71-vjeçar nga Gjirokastra dhe një 75-vjeçare nga Tirana nuk mundën t’i mbijetonin infektimit me koronavirus.
Janë kryer 2100 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 973 qytetarë, në këto bashki:
394 në Tiranë, 97 në Fier, 56 në Durrës, 44 në Berat, 34 në Kamëz, 33 në Vlorë, 29 në Shkodër, 25 në Lushnje, 24 në Lezhë, 23 në Sarandë, nga 18 qytetarë në Patos, Gjirokastër, 15 në Krujë, nga 12 qytetarë në Vorë, Elbasan, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Dimal, Peqin, nga 6 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Mat, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Pogradec, Kuçovë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Has, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Rrogozhinë, Konispol, Memaliaj, Maliq, Cerrik, Gramsh, Prrenjas.
Janë 5,332 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (7 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 973
Të shëruar në 24 orë 416
Të shtruar në spitale 29
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2100
Testime totale 1,860,959
Raste pozitive 285,731
Raste të shëruara 276,889
Raste Aktive 5,332
Humbje jete 3,510
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,236
Fier 488
Durrës 331
Vlorë 288
Shkodër 276
Berat 179
Lezhë 139
Elbasan 134
Gjirokastër 129
Korçë 71
Dibër 43
Kukës 18