Shifra të larta me COVID në vend, 379 raste të reja dhe 1 humbje jete! Rekord mban Tirana, 111 të infektuar në 24 orë

Shifra të larta me COVID në vend, 379 raste të reja dhe 1 humbje jete! Rekord mban Tirana, 111 të infektuar në 24 orë

Spitali Infektiv

Infektimet me COVID kanë shënuar rritje të ndjeshme në 24 orët e fundit edhe në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar 379 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 79 vjeç nga Elbasani", thotë ministria.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 5,339 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 379 qytetarë, në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 34 raste në Lezhë, 33 raste në Durrës, 22 raste në Lushnje, Vlorë, 21 raste në Fier, 19 raste në Berat, 17 raste në Kavajë, 15 raste në Shkodër, 14 raste në Elbasan, 11 raste në Sarandë, 8 raste në Vau Dejës, Gramsh, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 4 raste në Mat, 3 raste Malësi e Madhe, Kukës, Pogradec, 2 raste  në Kurbin, Delvinë, Gjirokastër, 1 rast në Fushë -Krujë, Has, Tropojë, Skrapar, Peqin, Konispol. 

Aktualisht janë 2,091 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 38 pacientë. Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,588 që nga fillimi i epidemisë.  

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

"Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127", apelon ministria. 

Statistika (13 Gusht 2021) 

Raste të reja ditore         379
Të shëruar në 24 orë       39
Të shtruar në spitale       38
Humbje jete në 24 orë     1
Testime ditore                 5,339 

Testime totale             952,866
Raste pozitive             135,140
Raste të shëruara       130,588
Raste Aktive                    2,091
Humbje jete                     2,461 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             767
Shkodër          271
Fier                  215
Vlorë               194
Elbasan           161
Lezhë              129
Durrës             122
Berat               71
Gjirokastër       58
Kukës              43
Korçë               40
Dibër                 19

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papagalli: 13/08/2021 16:38

    Po kerkoni shkak per nje mbyllje tjeter?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave