KOSOVË- Prej ditësh, numri i personave që infektohen me COVID-19 vijon të mbetet i lartë. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 7.424 testimeve të kryera, 1.128 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 3 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 2.279 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend që nga fillimi i pandemisë.
Bëhet me dije se 46 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 106.009 persona kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.
Në të gjithë vendin, që nga fillimi i pandemisë numri total i infektimeve ka shkuar në 113.781. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është rritur ndjeshëm, ku përkatësisht në të gjithë vendin numërohen 5.493 qytetarë krahasuar me 4.414 qytetarë që ishin një ditë më parë.

Në lidhje me numrin e personave që janë vaksinuar kundër COVID-19, IKSHKP bën me dije se 19.248 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në muajin mars, 559.007 persona janë vaksinuar gjithsej, ndërsa 192.503 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Komente

