Rekord të shëruarish nga COVID në 24 orët e fundit/ Fitojnë betejën 564 qytetarë, shënohen 602 raste të reja dhe 8 humbje jete! Infektohet Marjana Kondi e 4 punonjëse në burgun e Peqinit

Rekord të shëruarish nga COVID në 24 orët e fundit/ Fitojnë betejën 564 qytetarë, shënohen 602 raste të reja dhe 8 humbje jete! Infektohet Marjana Kondi e 4 punonjëse në burgun e Peqinit

Foto nga spitali Infektiv

TIRANË- Për 24 orët e fundit është shënuar rekord shëruarish nga COVID në vendin tonë. E kanë fituar betejën me Koronavirusin 564 qytetarë, shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë.

Sakaq janë shënuar shifra të larta të infektimeve ditore dhe të vdekjeve. Ministria e Shëndetësisë raporton 8 humbje jete për 24 orët e fundit. 

E kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2241 testime, dhe kanë rezultuar 602 raste pozitive.

"Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 602 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet, 12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë", thotë ministria.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor. 13.453 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore", thotë ministria.

COVID-19 – Statistika (16 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 602
Të shëruar ne 24 orë 564
Të shtruar në spitale 406
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2,241
Testime totale 157,891
Raste pozitive 28,432
Raste të shëruara 13,453
Raste Aktive 14,348
Humbje jete 631

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6890
Durrës 1164
Fier 1122
Korçë 846
Shkodër 836
Elbasan 785
Vlorë 650
Lezhë 633
Berat 454
Gjirokastër 467
Kukës 358
Dibër 143

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:16
COVID në spitalin psikiatrik në Elbasan, infektohen 5 pacientë dhe 3 infermierë

COVID është “futur” sërish në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, duke rënduar situatën.

Kanë rezultuar pozitiv me COVID 5 pacientë dhe 3 infermierë.

Nje pjesë e stafit të spitalit janë vetëraktintinuar.

Ndërkaq kujtojmë se ditët e fundit në vendin tonë janë rritur ndjeshëm infektimet ditore dhe numri i vdekjeve nga COVID.

Ora 15:19
Pas burgut të Bënçës, COVID 'futet' dhe në atë të Peqinit/ Infektohen 4 punonjës, vetëkarantinohen në shtëpi në gjendje të mirë

COVID  si duke ka "mbërthyer" edhe burgjet në vendin tonë.

Pasi dolën me COVID, 5 të dënuar në burgun e Bënçës në Tepelenë, një tjetër vatër është shënuar edhe në burgun e Peqinit.

Aty kanë rezultuar pozitiv 4 punonjës të cilët janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkaq u janë marrë tamponët edhe kontakteve që ato kanë pasur, për të shmangur përhapjen e virusit.

Ora 14:21
Marjana Kondi infektohet me COVID-19, mesazh qytetarëve: Mos shiko dhe mos dëgjo se ç'thonë njerëzit, vetëm mjekët (FOTO)

TIRANË- Aktorja e humorit, Marjana Kondi është infektuar me COVID-19.

Lajmi e ka konfirmuar ajo vetë, teksa u jep një mesazh qytetarëve, që të dëgjojnë vetëm këshillat e mjekëve.

“Të falenderoj Dr Pipero për këshillën e rëndësishme që më dhe! Mos shiko dhe mos dëgjo se ç'thonë njerëzit …. vetëm mjekun specialist! U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiot, futur dhe unë brenda dhe për pak sa i besoja plotësisht! Jooo!!! Dëgjoni vetëm mjekun dhe jo frikë, por përkushtim ndaj vetes!”, shkruan Kondi.

Ora 12:20
Gjysma e stafit me COVID, mbyllen 2 kopshte në Gjirokastër

Mbyllet kopshti "Sorros 1" në qytetin e Gjirokastër, kjo për shkak të situatës së koronavirusit si dhe punonjësve të prekur.

Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Arsimit në bashkinë Gjirokastër, Albana Hasani e cila tha se nuk dihet për sa kohë këto kopshte do të qëndrojnë të mbyllura.

"Sot me fillimin e javës kemi vendosur mosfillimin e mësimit për dy kopshte nr 2 dhe nr 4. Arsyeja ka qene protokolli i Ministriseë së Shëndetesise pasi pjesëtare të stafit paraqesin shenja të COVID-19. Se si ka ardhur kjo punë për të shpëtuar atë pjesë tjetër stafi të paprekur vendosëm të mbyllim kopshtet. Afati sa do qëndrojnë mbyllur do shihet nga gjendja shëndetësore e edukatorëve", tha drejtoresha e Arsimit në Gjirokastër,  Albana Hasani.

Përgjatë kësaj periudhe që do të qëndrojë e mbyllur, do të bëhet dezinfektimi i ambienteve si dhe do të pritet rikuperimi i gjysmës së stafit të edukatoreve dhe stafit mbështetës që dyshohet se janë prekur nga koronavirusi.

Do të monitorohet se si do të zhvillohet situata e koronavirusit e më pas do të vendoset për rifillimin e punës.

Ky është kopshti i tretë që mbyllet në Gjirokastër pas 2 kopshteve të mbyllur 2 javë më parë.

Ora 09:42
Infektimet me COVID, mbyllet për herë të dytë brenda muajit kopshti në Vlorë (VIDEO)

Infektimet me COVID, mbyllet për herë të dytë brenda muajit kopshti në Vlorë

Një tjetër institucion arsimor në qytetin e Vlorës është mbyllur për shkak të infektimeve nga COVID.

Mësohet se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur mbylljen e kopshtit numër 2 në qytet. Kjo për shkak se 2 punonjëse rezultojnë pozitiv me COVID.

 Për 6 punonjës të tjerë pritet përgjigje e tamponit pasi kanë simptoma të COVID. Kopshti numër 2 do të qëndrojë i mbyllur për një periudhë 14 ditore deri në datë 30 nëntor.

I njëjti kopsht është hera e dytë që mbyllet brenda një muaji. Kjo është konfirmuar edhe nga inspektori i ISHSH Vlorë, Klevis Sheremetaj.

Aktualisht janë tre kopshte të mbyllur në Vlorë dhe një në Orikum.

Kujtojmë se pak ditë më parë në Vlorë kopshti numër 9 u bë institucion i tretë i arsimit parashkollor që mbyllet në qytetin e Vlorës, për shkak të konfirmimit të 3 edukatoreve të prekura më COVID-19.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Info 360: 17/11/2020 05:28

    Jepini dajak me shifra se per ti verifiku nuk i verifikon njeri,Trampi anej nga amerika ka fillu me duket arrestimet e para per lojrat e kovidit,ha ha ha

    Përgjigju
  • dritan: 16/11/2020 17:23

    Shpellare distancohuni, me te vertete qe gjat nates eshte ndaluar levizja por gjat gjith dites lokalet jane plot dhe nuk zbatohet distanca..... Distancohuni o derra mos degjoni kurvat e LSI

    Përgjigju
    • Spilo: 16/11/2020 20:43

      Ti paskan zgafllu “shpellaret” te gjitha femrat e fisit dukesh... urrejtja ta shtoft epshin e rraces der sa te dridheni

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja