6 të dënuar të izoluar në burgun e Shënkollit të kthyer në spital COVID! Më shumë punonjës pozitiv se të burgosur (SHIFRAT)

6 të dënuar të izoluar në burgun e Shënkollit të kthyer në spital COVID! Më shumë punonjës pozitiv se të burgosur (SHIFRAT)

Foto ilustruese

TIRANË- Burgu i Shënkollit është shndërruar në një karantinë për të burgosurit, ku aktualisht janë të karantinuar 6 të dënuar që kanë shfaqur simptoma. 6 të dënuarit janë burgu i Tepelenës, të cilët janë transportuar në Shënkoll.

Report Tv ka arritur që të mësojë nga burime zyrtare situatën e COVID- 19, ku mësohet se më të prekur kanë rezultuar punonjësit dhe më pak të dënuarit. Më konkretisht, 38 punonjës kanë rezultuar pozitiv ndërkohë që 85 të tjerë janë në karantinë!

"Aktualisht rezultojnë 36 punonjës pozitiv dhe 85 janë në karantinë të dyshuar, nga mbi 5000 punonjës policorë dhe civilë të stafit të burgjeve në të gjithë Shqipërinë. Nga këta janë 4 drejtues.Gjithashtu janë edhe 6 të dënuar, të cilët kanë shfaqur simptoma të lehta të Covid19 dhe janë karantinuar në mjediset e IEVP Shënkoll, që është burgu i përcaktuar për izolimin e rasteve me koronavirus. Aktualisht nga mbi 5,000 të dënuar dhe të paraburgosur, vetëm 6 janë të dyshuar si të prekur nga Covid19.

Në Qendrën Spitalore të Burgjeve, ku trajtohen të dënuarit e dyshuar me Covid19, nuk ka asnjë të shtruar me koronavirus. Të 6 të dënuarit vijnë nga IEVP e Tepelenës, aktualisht të transportuar dhe izoluar në IEVP Shënkoll. Vetë Ministrja e Drejtësisë ka inspektuar para 4 ditësh IEVP e Shënkollit në Lezhë për të verifikuar personalisht situatën me respektimin e masave të sigurisë dhe ato anticovid për stafin e burgjeve dhe të dënuarit dhe të paraburgosurit në këtë IEVP.

Gjatë valës së parë të pandemisë, Godinat e reja 4 dhe 5 të këtij institucioni shërbyen si vend pritës i të të dënuarve me problematika të lehta Covid19. Hapësirat dhe kapacitetet pritëse të godinave në IEVP Shënkoll, infermieria dhe baza mjekësore janë të gatshme nëse do të jetë e nevojshme për t'u përshtatur në struktura speciale për trajtimin e të dënuarve me shënja të lehta me Covid", bëjnë me dije burime zyrtare", bëjnë me dije burizme zyrtare.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI