Shifra të zvogëluara dhe palë të mashtruara, Neymar dhe familjarët e tij rrezikojnë burgun

Shifra të zvogëluara dhe palë të mashtruara, Neymar dhe familjarët e tij rrezikojnë burgun

Futbollisti brazilian Neymar

Transferimi i Neymar te Barcelona në 2013 nga Santos vijon të prodhojë lajme të bujshme, për shkak se pretendohet që shifra e transferimit të ketë qenë shumë më e lartë dhe të ketë palë të mashtruara në proces. Për këtë arsye kompania DIS, që pretendon se ka patur 40% të të drejtave të Neymar ka nisur një process gjyqsore vite më parë, ndërsa për këtë vetë futbollisti do dëshmojë me 17 tetor, pak ditë para nisjes së Botërorit.

Në spasnjë ‘El Pais’ shkruan se: “Autoritetet tatimore spanjolle dyshohet se i kanë kërkuar lojtarit një dëmshpërblim prej 10 milionë eurosh. Neymar gjithashtu rrezikon dënimin me dy vjet burg. Mashtrimi i pretenduar, i llogaritur nga prokurori në shifrën 8.4 milionë, ka të bëjë me kalimin e brazilianit nga Santosi te Barcelonë në vitin 2013 dhe gjithashtu përfshin edhe Josep Maria Bartomeun, Sandro Rosellin dhe prindërit e sulmuesit të Paris Saint-Germain.

Krahas akuzave të sipërpërmendura, janë edhe ato të kompanisë braziliane DIS, e cila në atë kohë pretendonte se zotëronte 40 për qind të të drejtave të lojtarit. Për këto akuza kërkohen pesë vite burg për Neymarin dhe rimbursimin e 150 milionë eurove”.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas