Shifrat e vdekjeve nga aksidentet janë të frikshme përsa i përket javës së kaluar, nga e hëna e 10 majit deri të dielën e datës 16 maj. Burime nga policia rrugore konfirmojnë për Report Tv se në shtatë ditë janë katër të vdekur si pasojë e përplasjeve nga aksidentet në të gjithë vendin. Në mesin e tyre është edhe përplasja fatale e Fatmir Avdillarit, i njohur si Xubi, në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht.
Në vetëm shtatë ditë janë regjistruar 43 përplasje aksidentesh me 46 të plagosur lehtë, kryesisht shoferë por edhe pasagjerë. Mirëpo java e re ka nisur sërish me aksident me vdekje. 33-vjeçari Redi Karreci humbi jetën si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit.
Përplasja e rëndë ndodhi në fillim të rrugës “Sulejman Delvina”, shumë pranë shkollës “Vasil Shanto” rreth orës 01:30. 33-vjeçari po qarkullonte jashtë orës policore, ndërsa policia dyshon se ishte me shpejtësi tej normave të lejuara kur ka humbur drejtimin e automjetit. Përplasja ka qenë aq e fortë me trafik-ndarësen, saqë ka humbur jetën në vend.
Nga data 10 deri në 16 maj janë konstatuar:
11.000 mijë gjoba
506 gjoba për shpejtësi
600 gjoba për mos vendosje të rripit
1.485 gjoba për përdorim celulari
620 gjoba për mospërdorim kaske
2254 gjoba për parakalim të gabuar
50 gjoba për pije alkoolike
51 të arrestuar në total
21 të arrestuar në gjendje të dehur
30 të arrestuar pa leje drejtimi
Këto statistika të frikshme vijnë në një periudhë kur janë miratuar në Kuvend ndryshimet e Kodit Rrugor që parashikojnë ndër të tjera ashpërsim për të gjithë shkelësit e rregullave. Krahasuar me ngjarjet e kriminalitetit dhe vrasjet, numri i aksidenteve është shumë më i lartë.
M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Vdes 20-vjeçari, nesër festonte datëlindjen
18 Nëntor, 08:41
-
Konispol/ I humbur prej mbrëmjes së djeshme, bariu gjen 33-vjeçarin të aksidentuar për vdekje në mjetin e tij! Viktima baba i një fëmije dhe djalë i vetëm, ja shkaku i dyshuar (EMRI)
17 Nëntor, 16:29
-
Dibër/ 60-vjeçari përplaset për vdekje, drejtuesi i mjetit largohet nga vendi i ngjarjes! E bija në lot: O babi im (VIDEO)
15 Nëntor, 17:44
-
VIDEO/ Aksident tragjik në rrugën Tepelenë-Fier, vdesin bashkëshortët! Makina u përplas me autobotin e ujit, plagoset dhe çifti tjetër (EMRAT+DETAJET)
14 Nëntor, 07:26
-
VIDEO/ Aksident i rëndë në Athinë, përplasen 2 motorë, vdes 18 vjeçari shqiptar, shpëton adoleshenti grek
12 Nëntor, 18:17
-
Policia vendos mbi 25 mijë gjoba dhe apelon shoferët: Jepini përparësi këmbësorëve
10 Nëntor, 10:25
-
Kukës, nënat me fëmijë të vegjël në krahë apel bashkisë: Bëni trotuaret! Rrezikojmë jetën duke ecur në rrugën e makinave
9 Nëntor, 17:01
-
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, një 60-vjeçare përplaset për vdekje nga një automjet! Grupi hetimor në vendngjarje
8 Nëntor, 20:35
-
Po shkonte në festë, 8-vjeçari u vra nga shpejtësia ‘e çmendur’! Familjarë e banorë të Pajovës: Drejtësi për Enion! Faji i ARRSH-së, s'ka siguri në aksin Elbasan-Peqin
5 Nëntor, 13:46
-
Eduard Zaloshnja: Megjithëse aksidentet rrugore u shtuan, vdekjet dhe plagosjet e rënda u pakësuan
29 Tetor, 07:13
-
Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin/ Shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon! 26 të arrestuar dhe 12.402 gjoba gjatë një jave
27 Tetor, 10:03
Ooo njerz, të bëjm "VETING " edhe me ne që kemi patent shoferi! Shummica absolute do binte në VETING. Nuk kuptoin shenjat më elementare!
PërgjigjuKaluan 30 vjet nga koha monizmit dhe akoma vazhdon kontrolli primitiv duhet radare elektronik qe gjobit cdo shkeles qarkullimit rrugor dhe nuk duhet te kete rrugeve polic qe me shume prishin trafikun
PërgjigjuNuk rregullohet trafiku me metodat e kohes monizmit qysh ne kohen e italise me te njejti stil policia rrugore qe paguhet nga taksa paguesit asnje perparim nuk ben ne drejtim te trafikut vetem po shtohen aksidentet po gjobisin pa asnje rezultat te gjithe pergjegjesin e ka policia rrugore qe me metoda primitive asnje here nuk do e rregulloj trafikun ne BE nuk shikon asnje polic ne rruge se trafiku kontollohet ne menyre elekronike
PërgjigjuO Goni fajin kryesor e ka populli dhe askush tjeter. Kalimtaret qe presin rrugen kudo dhe drejtues automjetesh qe ti quash kafshe eshte gjynah se do ofendosh kafshet.