Mbi 23 mijë automjete nuk kanë kaluar testet e sigurisë vetëm në tre muajt e parë të vitit. Të dhënat e publikuara sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), tregojnë një situatë shqetësuese për gjendjen e mjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit.

Sipas analizës së DPSHTRR-së, problemi më i përhapur lidhet me sistemin e shkarkimit të gazrave, që rezulton jashtë standardeve në 35% të rasteve. Po ashtu, 31% e mjeteve kanë probleme me dritat dhe sinjalistikën, ndërsa defekte serioze janë konstatuar edhe te sistemi i drejtimit dhe amortizimi.

Edhe më shqetësues është fakti që në 14.5% të rasteve, automjetet kanë probleme me frenat, të cilat janë një element kyç për sigurinë në rrugë. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të kontrollojnë rregullisht automjetet dhe të ndërhyjnë në kohë për riparime, për të shmangur rrezikun në trafik.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Prill, 10:55

    Armëpushim dyjavor, a besoni se SHBA-Iran do arrijnë edhe një marrëveshje afatgjatë?