LEZHË- Në urimin e tij për Vitin e Ri, përfaqësuesi i Komitetit Ndërministror për Emergjencat, Etjen Xhafaj ka bërë edhe një bilanc se si paraqitet situata në qarkun e Lezhës pas tërmetit të 26 nëntorit. Mësohet se 1733 banorë do të kalojnë natën e ndërrimit të viteve në çadër, për shkak se banesat e tyre janë dëmtuar nga tërmeti e ndërsa 792 nga 1040 familje kanë marrë bonusin e qirasë.
Referuar shifrave zyrtare që vijnë nga terrenit, bëhet me dije se 136 pallate janë të dëmtuara rënë në të gjithë qarkun, 2165 apartamente, 1818 shtëpi dhe 34 institucione publike.
"Kemi 136 pallate të dëmtuara në gjendje të rëndë, në të gjithë qarkun, 2165 apartamente, 1818 shtëpi dhe 34 institucione publike. Grupet e Vlerësimit kanë vazhduar punën edhe sot dhe do të vazhdojnë edhe nesër, për të vlerësuar dëmet pranë shtëpive dhe për të parë nevojat e qytetarëve me çadra. Deri aktualisht kemi në shkallë qarku, 1040 familje, që kanë aplikuar për bonuse qiraje dhe deri tani janë miratuar 792 prej këtyre. Në total, në nivel qarku, numri i çadrave dimërore të vendosura në terren është 453 dhe në to janë vendosur aktualisht 1733 banorë.
Numrat e emergjencave dhe strukturat mbështetëse të të tre bashkive në qarkun Lezhë, do të vazhdojnë të jenë në krye të punëve, për t’iu gjendur pranë qytetarëve edhe gjatë ditëve të festave. Gjithashtu do të kemi pranë edhe grupet e Ushtrisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes për të mundësuar hapjen e çadrave të mëtejshme. Doja të përfitoja nga ky rast për t’iu uruar të gjithë qytetarëve të qarkut Lezhë, gëzuar festat dhe për t’iu drejtuar një falënderim të veçantë strukturave të emergjencave civile pranë qarkut, të cilat vazhdojnë të mbeten në shërbim të qytarëve në çdo moment të vështirë", bën me dije Xhafaj.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërthimi në Zubin-Potok/ Kikia: Serbia po përdor armët e fundit! Etjen Xhafaj: Gara e armatimit nuk është zgjidhje! Çollaku: Harrojeni se Beogradi do njohë Kosovën
2 Dhjetor 2024, 22:24
-
Presidenca shqiptare e CEI, ministri Hasani: Prioritet, integrimi i Ballkanit Perëndimor
20 Nëntor 2024, 16:17
-
PS i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës, Etjen Xhafaj: Gati të ulemi në tryezë me PD! Gazetarja: Jo për sy e faqe, duhet të ofroni diçka
1 Nëntor 2024, 15:03
-
Marrëveshja e pensioneve me Italinë për 500 mijë shqiptarë, miratohet në Komisionet e Politikës së Jashtme në dy dhomat e Parlamentit italian, pritet miratimi në seancë plenare
3 Tetor 2024, 19:26
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
-
E majta fitoi në Francë/ Të ftuarit në '5 Pyetjet': Raundi i parë ishte votë kundër Macron, i dyti kundër Le Pen
8 Korrik 2024, 21:47
-
Dumani para Ligjeve/ Poli Hoxha në Frontline: Revoltohem me analistët që e sulmojnë! Debat i ashpër me Dhulin: Në SPAK ka edhe të kapur
23 Maj 2024, 21:36
-
Amnistia Penale, debat në ‘Frontline’, Manja: Vetëm 4 zyrtarë të ulët përfitojnë! Spaho: Nëse doni ta votojmë, na jepni bashkëkryetarin e ‘Zgjedhores’! Xhafaj: Kërkoni pazare
22 Shkurt 2024, 21:20
-
Vizita e Blinken, ish-deputeti i PD: Tregoi se SHBA-të shohin Shqipërinë partner kryesor në Ballkan! Xhafaj: Kemi kaluar në një nivel të ri zhvillimi
16 Shkurt 2024, 17:48
-
Humbën Kavajën/ Rama i kërkoi llogari, pse s'u bë analizë? Deputeti Xhafaj: E dimë kush është 'tradhtari'! Detaje të tjera nga Asambleja e PS
12 Shkurt 2024, 11:12
-
Reforma Zgjedhore, Xhafaj thirrje opozitës: Të diskutojmë! I domosdoshëm garantimi i votës për emigrantët, ua kemi borxh
30 Janar 2024, 17:32
-
Pr.ligji/ Bankat zero tarifë llogarive të shtresave në nevojë, drejtori i mbikëqyrjes në BSH: Do të lejohen vetëm në lekë
12 Dhjetor 2023, 20:11