'Shigjetat' finalizojnë ndjekjen si nëpër filma/ Arrestohen dy të rinj, i sekuestrohen pistoleta dhe celulari për shpërthim të telekomanduar (VIDEO)

FUSHE-KRUJE- Dy të rinj nga Fushë-Kruja janë vënë në prangat e policisë pas ndjekjes së forcave të Policisë Shigjetat.  Ermal Zalla dhe Edmir Albrahimi, përkatëisht 24-vjeçar dhe një 29-vjeçar nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Ata janë larguar me shpejtësi më automjetin e tyre tip BMW duke hedhur në anë të rrugës një pistoletë me silenciator dhe një celular që dyshohet se do të përdorej për shpërthime ne distancë.

"Në vendngjarje grupi hetimor gjati dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, një silenciator, 13 fishekë luftarak dhe një aparat celular që dyshohej se do përdorej për shpërthim të lëndës eksplozive në distancë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të kryera në bashkëpunim", njofton policia.

1580288312_policiatirane2.jpg

1580288257_policiatirane1.jpg

1580288292_policiatirane3.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fushë Pulë: 31/01/2020 07:59

    Bajga fshatarë

    Përgjigju
  • Andi: 29/01/2020 17:39

    Do ken qen per no nje krim se ska mundsi ti hapin tel e hedhur e do gjejn te verteten me siguri

    Përgjigju
  • Ciao: 29/01/2020 10:25

    Ata do gjuaninpermullenja kto i arrestojn Shteti marum

    Përgjigju
  • Albin: 29/01/2020 10:22

    Ca kriminela kokpalare paskan qen fushkrujsit

    Përgjigju
    • Rrapatushi: 29/01/2020 16:31

      Po ti ca goje paske pas...bravo ishalla pasunohesh peço

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër