Shijak, qëllon me armë zjarri
në ajër, arrestohet 43- vjeçari

Një 43- vjeçar ka përfunduar në pranga pasi ka qëlluar më armë në ajër ditën e djeshme në Shijak.

Policia bën me dije se personi i arrestuar është Ylli Dërvishi, banues në fshatin Karpë të Maminasit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Dërvishit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike model 56 dhe 3480 fishekë.

Mbi 43- vjeçarin rëndojnë veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Prishja e qetësisë publike”.


[gallery]23812[/gallery]
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin:

• Ylli Dërvishi 43 vjeç, banues në fshatin Karpën, Maminas.

Më datë 08.09.2017, rreth orës 21:30, në fshatin Karpën, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesën i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• një armë zjarri automatik model 56 dhe

• 3 480 fishekë model 56.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake" dhe " Prishja e qetësisë publike" parashikuar në nenet 278/3 dhe 274 të Kodit Penal.

Redaaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna

Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna