SHIJAK - Një grup kriminal i cili merrej me vjedhjen e banesave dhe lokaleve është goditur nga Policia e Shijakut orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa kanë rënë në pranga 2 anëtarë të tij.

Të arrestuarit janë Artan Tabaku 21 vjeç dhe Denis Shahini 26 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale SH.Z. Të tre këta shtetas me precedent të mëparshëm penal në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një sërë vjedhjesh në Shijak dhe në zonat përreth.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)