'Shiko ka njerëz me armë!' Kaos tek selia e PD-së, Këlliçi shkon në komisariat: Më kanë vjedhur zyrën! Berisha: Bandat e qeverisë, të armatosura! Ironia e Bashës (VIDEO)

TIRANË- Ardhja e Sali Berishës në selinë blu nuk ka shkuar pa momente tensioni. Ka qenë kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi i cili ka deklaruar se ka parë njerëz të armatosur në seli, teksa ka denoncuar live në Polici vjedhjen e zyrës së tij, siç e ka cilësuar, duke thënë se i janë marrë dokumente me vlerë.

"Shiko, ja ku janë njerëzit me armë, ja shikoni filmoni! Ka njerëz me armë'!, dëgjohet të thotë dikush në videon e siguruar nga Report Tv.

"Pres policinë shkencore sepse më është vjedhur zyra, të bëhet ekspertiza, më kanë vjedhur të gjitha të dhënat personale, dhe ka shumë tension se ka njerëz të armatosur. Janë marrë të dhëna e punës, janë marrë sendet dhe hardiskun e kujtimeve personale, më janë prekur dokumente të shkollës, e gjitha janë personale, nuk i prisja që do të më vidhnin zyrën, nuk ma mori që e bëri Lulzim Basha këtë, të të vijë turp, e ke çuar PD në pikën e fundit dhe veten tënde në pikën e fundit, Belindit nuk i ke bërë gjë, të të vijë zor, se je burrë, këto nuk i bën asnjë burracak. Të rinjtë u kërcënuan me armë në brez, këto njerëz nuk e kuptojnë që ka hapësira për bashkëjetesë politik,e, shkuam te salla e mbledhjeve, më vjen keq që shohim këto skena të turpshme, demokratët të ruajnë qetësinë, kemi ardhur në interesin e demokratëve, kemi ardhur në zyra ona, nëse kujtojnë se pos tepin ndonjë, e kanë shumë gabim, të jenë të bindur", tha Këlliçi në bisedën e tij me policinë. Pas denoncimit live, ai është nisur drejt Komisariatit.

Fill kësaj deklarate, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se kjo është një gjë e turpshme, pasi "bandat e qeverisë kanë hyrë në seli".

"Bandat e qeverisë kanë hyrë edhe në selinë e PD. Nuk ka konflikt, prania e bandave të armatosura në seli është çështje e veçantë, të rinjtë thonë se erdhën dhe na kërcënuan me armë, janë në një hapësirë tjetër, nuk jam i rrezikuar, të rrezikuar janë ato që lozin me banda, se të fusin njerëz të armatosur është krim i shëmtuar, të mbajnë ato përgjegjësi. Demokratët të distancohen menjëherë nga këto akte të turpshme, ata që na kthenin armët ne, ishin kriminelë të sigurimit të shtetit, bandit të ish-diktaturës, por që ish-kryetari të kryejë një akt të tillë, përbën një krim të shëmtuar të gjithë anshëm. ", tha Berisha.

Më pas ish-kryetari i FRPD ka shkuar në Komisariatin nr. 1 të policisë dhe ka bërë denoncimin se i kanë vjedhur sende personale.

Në konferencën për mediat që Basha zhvilloi pasi Berisha dhe mbështetësit e tij ikën, kryetari i PD-së Lulzim Basha u pyet për këto akuza. Ai bëri ironi duke thënë "Po ka njerëz me armë. Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin të armatosur më mitraloz. Flutura Açka kishte marrë me vete vetë një pistoletë me silenciator".

 

Video-Belind Kellici e plote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:30
Këlliçi kërcënon Bashën: Nëse i preket fija flokut të rinjve të FRPD-së, bëjmë transparente administrimin e PD-së nga SHPK tuaja

Belind Këlliçi i bën thirrje Lulzim Bashës të tërhiqet madje ai ka kërcënuar Bashën se nëse i preket një fije floku të rinjve të FRPD-së ata do të bëjnë transparente gjithçka për administrimin e Partisë Demokratike nga SHPK-të.

“Nëse një fije floku i cenohet të rinjve të FRPD-së do bëjmë transparente gjithçka në lidhje me administrimin e PD-së, nga SHPK-të tuaja përreth. I bëj thirrje të tërhiqet menjëherë nga ky degradim i tij politik. I shërben atij të ruaj dinjitetin e tij si politikan, që është i ri në moshë, por në mentalitet ia ka kaluar politikanëve sovjetik”, tha Këlliçi.

Ora 17:27
Denoncimi nga grupi i Berishës: U kërcënua nga një numër holandez kryetari i FRPD-së së Kuçovës

 

Një i ri që po shoqëronte Belind Këlliçin në komisaritin nr. 1 në Tiranë për të bërë kallëzimin, bëri një denoncim të fortë.

"Unë kam qenë në këtë komisarit disa herë vetëm për protesta. Është hera e parë që vij këtu se duhet të denoncoj një ish-kryetar të partisë sime. Është kërcënuar kryetari i FRPD-së së Kuçovës nga një numër holandez. Nëse një anëtari të Forumit Rinor i preket një fije do ta ketë përgjegjësinë Lulzim Basha.  

Ora 17:24
Belind Këlliçi denoncon Bashën dhe Bardhin në polici: Më vodhën sende personale

 

Belind Këlliçi pas denoncimit në polici se i kanë humbur sende personale në zyrat e PD-së akuzoi Bashën dhe Bardhin për këtë vjedhje.

"Denoncova vjedhjen e disa materialeve personale. bëj përgjegjës Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhi që kanë autoritetin për të dhënë një urdhër të tillë. Askush nuk do ta bënte nëse nuk do të kishte marrë urdhër. Nuk do të jetë çudi që të jenë fshirë kamerat. Unë i kam kërkuar pamjet. Janë parë persona me armë që nuk janë as pjesë e grupit shoqërues të Lulzim Bashës.  Policia nuk erdhi. Për këtë duhet të pyesni policinë. Makinat po prisnin urdhrin nga Edi Rama se çfarë duhet të bënin", tha Këlliçi.

Ora 16:33
'Më vodhën USB-në' Belind Këlliçi mbërrin në polici për të bërë kallëzim

Pasi tha se i kanë bastisur zyrën në FRPD, ku i kanë marrë sendet personale, përfshirë dhe një USB, Belind Këlliçi ka mbërritur në komisariatin nr.1 për të bërë kallëzim penal.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë